Teksa jemi në prag të festave të Nëntorit, nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, me këngën e Vaçe Zelës ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ kanë krijuar një kartolinë mjaft të veçantë Shqipërisë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, ku thekson se video është krijuar me pasion nga vetë nxënësit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nëntori, krijuar me pasion nga vetë nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më 28 nëntor Shqipëria feston ditën e flamurit dhe të pavarësisë. Në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike që kanë shenjuar historinë e Shqipërisë.
Në vitin 1443, më 28 nëntor heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj. Ndërsa më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.
Komente












Bravo ! Natyrisht e ndoqa me emocion ! Uroj te ruani traditen dhe emrin e mire te ketij Gjimnazi ! Vec te tjerash,sporti,Basketbolli dhe Volejbolli ishin pasioni yne,por edhe Muzika ! Me kenaqesi pashe qe Palestren e keni shume te mire ! Ish Gjimnazist i Sami Frasheri't ne mes viteve 60'te
PërgjigjuBravo ! Natyrisht e ndoqa me emocion ! Uroj te ruani traditen dhe emrin e mire te ketij Gjimnazi ! Vec te tjerash,sporti,Basketbolli dhe Volejbolli ishin pasioni yne,por edhe Muzika ! Me kenaqesi pashe qe Palestren e keni shume te mire ! Ish Gjimnazist i Sami Frasheri't ne mes viteve 60'te
Përgjigju