Rrjeti i TAP në Shqipëri, mirëmbajtëse edhe kompania italiane SNAM

Rrjeti i TAP në Shqipëri, mirëmbajtëse edhe kompania italiane SNAM

Për herë të parë mësohet se kompania shqiptare albgaz (shteterore) do të ketë një partnere të madhe të huaj, SNAM-in.
Kjo e fundit do të mirëmbajë bashkë me Albgaz-in rrjetin e shpërndarjes së gazit natyror në Shqipëri, pas hyrjes në funksionim të plotë të gazsjellësit transadriatik.

Këshilli i Ministrave vendosi sot partneritetin mes entit të ri shtetëror, “Albgaz” që do të jetë operatori i cili do të ketë përgjegjësinë e mirëmbajtjes së rrjetit të transmetimit të gazit të ndërtuar nga TAP-i në Shqipëri me operatorin italian të Transmetimit të Gazit Natyror, SNAM s.p.a.

Kompania italiane është shpallur fituese gjatë procedurës së konkurrimit dhe tani do të kujdeset për ndertimin dhe kontrollimin e rrjetit të brendshëm të gazit ne Shqipëri.
SNAM-i, zotëron 20 përqind të të gjitha aksioneve të vetë projektit TAP.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, shkruhet: 

1. Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë ecurinë e negociimit me partneritetin privat të përzgjedhur nga shoqëria “Albgaz”, sh.a., për mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit të ndërtuar nga Trans Adriatic Pipeline AG në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet krijimit të një shoqërie të përbashkët me këtë partner privat.

2. Në kuptim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a)  Shoqëria “Albgaz”, sh.a. është shoqëri me kapital 100 % shtetëror, që vepron si operator i kombinuar i gazit natyror duke kryer veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes;
b) “Institucion përgjegjës” është shoqëria “Albgaz”, sh.a.
c) “Partner privat” është ofertuesi i shpallur fitues i procedures konkurruese për mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit të ndërtuar nga dhe nën pronësinë e Trans Adriatic Pipeline AG në territorin e Republikës së Shqipërisë, Operatori Italian i Transmetimit të Gazit Natyror, SNAM s.p.a, me të cilin shoqëria “Albgaz”, sh.a, do të krijojë një shoqëri të përbashkët të inkorporuar në formën ligjore, sipas parashikimeve të ligjit për shoqëritë tregtare.

3. Komisioni i negociimit të marrëveshjes me partnerin privat të përzgjedhur, me të cilin do të krijohet shoqëria e përbashkët e inkorporuar, ngrihet me urdhër të ministrit që përfaqëson Asamblenë e Aksionerit të Vetëm dhe përbëhet nga shtatë  anëtarë. Anëtarë të këtij grupi janë dy përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dy përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, një përfaqësues nga Avokatura e Shtetit, si dhe dy përfaqësues nga shoqëria “Albgaz”, sh.a. Kryetar i grupit është administratori i shoqërisë “Albgaz”, sh.a.

4. Brenda 5 (pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, titullarët e institucioneve dërgojnë emrat e anëtarëve përfaqësues në këtë komision në shoqërinë “Albgaz”, sh.a.

5. Nuk mund të marrin pjesë në komisionin e negocimit personat që kanë konflikt interesi me ofertuesit, sipas kuptimit të ligjit “Për konfliktin e interesit”.

6. Procedurat e negocimit përfundojnë jo më vonë se 90 (nëntëdhjetë) ditë nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

7. Kontrata përmban kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi, kushtet kryesore të negocimit me shoqërinë TAP AG, termat e referencës së procedurës së përzgjedhjes, si dhe parashikon ato terma që vlerësohen të përshtatshëm nga palët për realizimin e qëllimit të bashkëpunimit, duke përfshirë raportin e aksioneve dhe kushtet kryesore të ushtrimit të aktivitetit. 

8. Shoqëria “Albgaz”, sh.a., pas negociimit të kontratës së partnertitetit kërkon miratimin e shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG.

9. Pas marrjes se miratimit nga shoqëria Trans Adriatic Pipeline AG, shoqëria “Albgaz”, sh.a., paraqet për miratim te organet e shoqërisë, përkatësisht Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerit të Vetëm, raport të detajuar për negociatat për të gjitha elementet e marrëveshjes me ofertuesin e përzgjedhur, përfshirë projektin përfundimtar të marrëveshjes për krijimin e  shoqërisë të përbashkët të inkorporuar në formën ligjore të shoqërisë aksionare.
10. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Avokatura e Shtetit dhe shoqëria “Albgaz”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan