Rrogat e reja të nëpunësve
mësuesve,policëve e ushtarakëve

Rrogat e reja të nëpunësve<br />mësuesve,policëve e ushtarakëve
Administrata më 1 prill do të marrë pagat e reja, që janë 7-10 për qind më të larta se ato që kanë marrë deri tani. Dje Këshilli i Ministrave miratoi një VKM për rritjen e pagave në administratën publike. Në këtë mënyrë, pas rritjes së pensioneve që ka hyrë në fuqi nga 1 marsi, është vendosur fondi më i madh në 25 vjet, i akorduar në buxhetin e shtetit për rritje pagash dhe pensionesh.

Sipas ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, që e dha dje i pari këtë lajm, tashmë është jetësuar rritja e pagave mesatarisht 10% për punonjësit e administratës publike - Nëpunësit civilë/ nëpunësit, zv.ministrat, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Administratën e Kuvendit, KQZ, Gjykatën e Lartë Prokurorinë e Përgjithshme, disa intitucione të pavarura, inistucione në varësi të Kryeministrit, ministrave të linjës dhe administratën e prefektit. Në total janë rreth 21 mijë punonjës që përfitojnë rritjen e pagës nga kategoria e mësiperme, me një kosto financiare vjetore për buxhetin e shtetit 1 miliard lekë ose 7.5 milionë euro.

Në të njëtën kohë, është njëjtësuar rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar. Rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar është 10%. Kështu, paga bazë e mësuesit në shkollat e mesme rritet me 3.850 lekë/muaj dhe paga e tij bruto shkon në 68.150 lekë/muaj. Paga bazë e mësuesit në ciklin e lartë në shkollat 9-vjeçare rritet me 3.550 lekë/muaj dhe paga bruto bëhet 64.650 lekë/muaj, ndërsa paga bazë e mësuesit në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare rritet me 3.350 lekë/muaj dhe paga bruto i shkon 62.450 lekë/muaj.

Nga ky vendim përfitojnë 31.370 punonjës të sistemit arsimor, me efekt vjetor 1.3 miliardë lekë ose 9.6 milionë euro për buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, paga në këtë sistem shoqërohet edhe me rritjen e pagave në sistemin arsimor të lartë me 10-12%. Rritja prek rreth 3.500 profesorë dhe punonjës akademikë, të cilëve iu rritet paga pas një periudhe shumë të gjatë.

Nga ana tjetër, përfitues janë edhe mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik shëndetësor. Rritja e pagave të tyre është po ashtu në nivelin 10%. Përfitojnë nga kjo masë 18 mijë nëpunës shtetërore me një fond total prej 1.3 miliardë lekësh në 12 muaj (9.6 milionë euro).

Po kështu, rritja prek edhe punonjësit e ambasadave jashtë Shqipërisë. Rritja është gjithashtu 10% e pagës për të gjitha gradat diplomatike. Në total, numri i përfituesve nga ky vendim është rreth 400 punonjës të ambasadave.

Ka akoma shumë për të bërë, sidomos një reformë të domosdoshme për të na shtyrë përpara, është Reforma në Drejtësi, Vettingu, i cili do të bëjë të mundur një zhvillim ekonomik akoma më të madh, që do të zhvillojë punësimin nëpërmjet investimeve të huaja, shtoi Ahmetaj.

tabelat rritje pagash

tabelat rritje pagash

tabelat rritje pagash

rrogat e reja

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS