TIRANE- Një nga bashkëratuesit e Abetares së parë në shqip në Luginën e Preshevës, pro.Shezai Rrrokaj sqaron për gazetën Shqiptarja.com të vërtetën e hartimit të kësaj Abetareje si dhe ndryshimin që pësoi më pas.
Ju keni qenë një nga bashkëhartuesit e Abetares së parë shqipe që përdoret tashmë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kësaj Abetareje i janë bërë disa ndryshime në lidhje me simbolet kombëtare nga pala serbe. Si qëndron e vërteta?
Ne u thirrëm nga Ministria e Arsimit që të dorëzonim CD, sepse kërkohej nga Ministria e Jashtme botimi i Abetares për Preshevën. CD është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, ku teksti ishte i njëjtë me tekstin që përdorej te ne, sepse tani është ndryshuar. Ne dorëzuam CD dhe natyrisht që shumë vonë mësuam që varianti i Abetares që kishte dalë, kishte ndryshim në raport edhe me CD që kishim dorëzuar ne. Këtë gjë e kishte bërë Shtëpia Botuese që e ka botuar këtë Abetare atje.
Ne, jo vetëm që nuk na u pagua si autorë kjo punë, por fakti është që për ndryshimet që u bënë, na u soll argumenti që këto u bënë sepse pati një rezistencë për të mos krijuar konflikte atje me palën serbe. Ne, për hir të faktit që për herë të parë po shkonte një abetare edhe pse u cënua shkronja ‘F’ të flamuri, Nënë Tereza ishe aty, Skënderbeu gjithashtu, kishte figura të tjera kombëtare. Cënimi që iu bë kësaj abetare në raport me çfarë përfituam për herë të parë ishte goxha i madh. Ne nuk deshëm ta bënim problem, duke menduar në pikëpamje të një vlere kombëtare për të ndihmuar vëllezërit tanë në atë krahinë, u bë CD.
Ka patur jehonë mediatike për këtë...?
Pati një jehonë në shtypin e kohës, pati disa rezistenca, por kuptohet që çështjet janë bërë në emër të shtetit shqiptar, pra domethënë në dijeninë e Ministrisë së Jashtme si dhe të ambasadës tonë atje. Me sa kuptuam ne në atë kohë, ajo që fitohej ishte shumë herë më e madhe se sa ajo që humbej. Pati kritika edhe në shtyp ndaj ambasadorit. Kjo është e verteta. Mirë ishte që ne të ishim pyetur si autorë, mirë ishte që teksti të ishte integral, por natyrisht që s`duhet të harrojmë edhe marrëdhëniet me Serbinë, pavarësisht se këta janë shqiptarë, nuk kanë qenë aq të thjeshta aq më tepër në atë kohë.
Kjo prevaloi edhe te unë edhe te znj,Gjokutaj ndjenja për të të shërbyer sadopak edhe pse ne u cënuam në të drejtën e autorit. Nuk është e ndershme që ne t`i biem mbi kokë se kush ka qenë ambasador, sepse unë jam i sigurt që në atë kohë ai bëri përpjekje të madhe që të paktën të futej Abetarja, sepse kishte mbi 100 vjet që ata njerëz mësonin një abetare të hartuar nga serbët.
Në një moment të tillë, kur pritet që kryeministri i Shqipërisë të ketë një vizitë në Serbi, a mund të ketë ndikim kjo çështje?
Këto nuk janë çështje që e ndihmojnë shtetin aq më tepër unë nuk do t`i bëja jehonë. Vitin e kaluar Prishtina ka çuar 2 mijë kopje të Abetares në Preshevë. Edhe ai hapi i parë u shoqërua me një hap të dytë që Abetarja është çuar e plotë. Shteti edhe pse me gjymtime arriti që ta futë atë në Luginën e Preshevës. Duhet marrë kjo anë pozitive.
S`ka rëndësi që ne si autorë nuk morëm asnjë lek, sepse ne mund ta hidhnim në gjyq Ministrinë e Arsimit sepse ajo na e mori CD dhe të kërkonim të drejtën tonë të autorit. Po do ishim shumë meskinë përballë një çështje të tillë. Për një ambasador, i cili u përpoq të bënte një gjë, edhe pse atë e prenë në besë dhe ia shkurtuan, por për hir të asaj që po hynte për herë të parë një abetare me autorë shqiptar për të mos futur një Abetare në vazhdimësi të hartuar nga serbët, ishte një gjë shumë e madhe.
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com