Rrufe, shi e erë/ Moti i keq përfshin Shqipërinë, thyhen pemë e përmbyten rrugë, probleme edhe me energjinë

Pasditja e sotme ka sjellë stuhi-afatshkurtra dhe erë në pothuajse të gjithë vendin. Sipas MetoAlb kjo situatë do të vijojë deri në mesditën e së martës, ku pritet dobësim i ndjeshëm i intensitetit të shirave.

Ndërkohë në Tiranë mbrëmjen e sotme ka patur një 'furtunë' rrufesh. Shqiptarja.com ju sjellë edhe pamje satelitore të rrufeve të rëna përreth Tiranës. Ndërkohë që stuhitë kanë qenë prezente edhe në qytetet e tjera, ku më i prekur është qyteti i Lezhës. 

Në Tiranë për shkak të reshjeve të dendura ka patur disa zona me probleme ku uji ka dalë sipër rrugëve. Situata më problematike është në zonën e Unazës së Re tek sheshi Shqiponja dhe tek zona e 9 katsheve. Po ashtu ka patur edhe luhatje të herë pas hershme të energjisë elektrike. Stakim prej më shumë se dy orësh të energjisë ka patur në zonën e Kombinatit ku OSHEE po punon për të rikthyer gjendjen në normalitet.

Video/Shirat në Tiranë

Pranë kryqëzimit të '21 Dhjetorit' raportohet edhe për një pemë të rënë si pasojë e erës së fortë.

Pema e rrëzuar te 21 Dhjetori

 

Përqëndrimi i rrufeve në Tiranë

Zona e përfshirë nga stuhia

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:19
Rrezik për përmbytje/ Në Kamëz disa banesa nën ujë, Lleshaj dhe Balluku në terren, drejtori i zjarrfikëses: Gjendja nuk është alarmante

Foto ilustruese


Burime për Report Tv bëjnë me dije se në qytetin e Kamzës në disa banesa ka patur depërtim të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë kapluar vendin orët e fundit.

Punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve janë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin. Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report TV, Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka bërë të ditur se drejt Kamzës janë nisur ekipet e zjarrfikëses dhe po punojnë për heqjen e ujit në këto banesa. Sipas Goxhaj situata nuk është alarmante.

Ora 23:00
Fushë-Krujë/ Përmbytet banesa, evakuohet familja! Kryefamiljari invalid ndihmohet nga zjarrfikësit

Reshjet e dendura të shiut po shfaqin  probleme serioze në disa banesa e lagje në Fushë-Krujë. Konkretisht në lagjen "Punëtori" oborret e disa banesave janë mbushur me ujë, që ka depërtuar edhe brenda banesave.

Më e rënduar gjendja është në familjen e Halil Rexhepit,  ku uji ka hyrë në banesë dhe familjaret janë evakuuar. I zoti i shtëpisë është nxjerrë nga zjarrfikësit pasi është invalid dhe nuk lëviz dot. Gazetari i Report Tv, Julian Shota bëri të ditur se po kërkohet leja nga Bashkia dhe mbështetje e policisë për të shembur muret për të evituar përmbytjen dhe depërtimin e ujit në banesa.

Ora 22:54
Rrebeshet e shiut krijojnë probleme me energjinë, OSHEE për Report TV: Ka këputje kabllosh e thyerje izolatorësh...

Pas stuhisë që përfshiu Tiranën dhe vendin tonë pasditen e sotme, e kontaktuar nga Report Tv, OSHEE ka dhënë shpjegime rreth situatës elektrike.

Në kryeqytet ka patur disa herë luhatje të tensionit, ku nuk kanë munguar edhe ndërprerjet elektrike. Ndërsa OSHEE bën me dije se rajonet  më të prekura janë Durrësi, Kukësi dhe Burreli. Shkak i stakimeve të energjisë elektrike është moti i keq me reshje, erëra të forta dhe shkarkesa elektrike, që kanë përfshirë këto rajone pasditen e sotme dhe në vazhdim.

OSHEE sqaron se defektet janë kryesisht të llojit: Këputje përcjellësash, Thyerje izolatoresh, Dëmtime kabllosh etj

Sipas OSHEE nga brigadat e terrenit po punohet me intesitet të lartë për riparimin e defekteve kryesisht mbi rrjetet ajrore TL/TM/TU.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë qe sjell dhe vonesa ne riparimin e tyre për shkak te terrenit të vështirë ne te cilin kalojnë këto linja.

Ora 21:57
Moti i keq/ Policia apel shoferëve: Ja ç'duhet të bëni në këtë situatë dhe në rast aksidenti

Pas stuhisë që ka përfshirë vendin tonë mbrëmjen e sotme, një reagim ka ardhur edhe nga policia e Shtetit, ku këta të fundit kanë bërë apel për të gjithë shofertë që të ulin shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes në rrugë.

Kryesisht policia i drejtohet shoferëve në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë e Lezhë, duke dhënë këto këshilla: Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Ndërsa në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre: Zvogëloni shpejtësinë; Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit; Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve; Mbani krahun e djathtë; Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit; Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku; Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës; Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh: Mos lëvizni nga vendngjarja; Telefononi menjëherë në numrin  112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë; Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja; Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;  Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave; Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme; Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia; Përdorni mjetet e ndihmës së parë; Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Më pas policia bën apel që drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.

Ora 21:22
Stuhia në Tiranë, përplaset makina tek Unaza e Re

Si pasojë e stuhisë që ka goditur Tiranën por edhe pjesën më të madhe të vendin janë krijuar disa probleme  ku shumë rrugë janë përmbytur. Në Tiranë tek Unaza e Re është përplasur edhe një makinë, ku dyshohet se shkak është bërë shikueshmëria e ulët për shkak të reshjeve dhe lagështia në rrugë. Report Tv sjellë edhe pamjet nga zona e Unazës së Re dhe tek sheshi Shqiponja, ku në të dy zonat ka patur një prani të madhe uji.

Ora 21:17
Stuhia/ Probleme me tensionin 110 kV, një pjesë e Durrësit pa energji për disa minuta


OSHEE ka njoftuar se për shkak të stuhisë që ka kapluar  vendin në qytetin e Durrësit ka patur probleme në rrjetin e tensionit të lartë 110 Kv. Si pasojë e këtij problemi një pjesë e qytetit të Durrësit ka mbetur pa energji për disa minuta. Por më pas situata është normalizuar dhe energjia është rikthyer.

Ora 21:02
290 rrufe në vetëm 10 minuta/ Reagon SHMU: Ja ku janë shënuar reshjet më të mëdha


Shërbimi Ushtarak Meteorologjik ka reaguar pas stuhisë disa minutëshe që ra në Kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Reshjet e shiut në formë shtërngate kanë goditur edhe qytete të tjera, ku më i prekuri ishte qyteti i Lezhës ku kishte edhe intensitetin më të madh të reshjeve.  SHMU njofton se gjatë 10 minutave në Tiranë kanë rënë 290 rrufe.

"Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës"
shkruan SHMU.
 

Ora 21:01
Stuhia në Tiranë/ Veliaj apel qytetarëve: Minimizoni lëvizjet, do e kalojmë dhe këtë sfidë, si çdo tjetër

Pas stuhisë së dendur me reshje shiu që ka përfshirë Tiranën, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të telefonojnë numrin e urgjencës 112.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me disa foto, Veliaj bën me dije se pavarësisht se stuhia ka rrëzuar disa pemë, po punohet për pastrimin e rrugëve menjëherë.

“KUJDES! Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë  në akset kryesore të Tiranës Minimizoni lëvizjet  teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara Në rast rreziku/nevoje  112. Me pak kujdes do e kalojmë dhe këtë sfidë, si çdo tjetër këtë javë!”, shkruan Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • derrat: 24/09/2019 00:34

    Kjo ballukja dhe ky sandruqi i dine mire punet dhe mos e diskutoni e mos çani koken fare se s'ju gjen gje dhe s'ka ç'ju ben as shiu e as bresheri e as rrufete e cunamet, bile as termetet s'kane se ç'ju bejne... O medet se ç'fare kohrash erdhen...

    Përgjigju
  • KIRI: 24/09/2019 00:07

    POLITIKA TE LERE MENJANE APELET,,,,POR TE PERVESHE MENGET DHE TE PASTROJE KANALET NGA PISLLEQET DHE RERA QE I KA BLLOKUAR KETO KANALE,,,PO ASHTU PUSETAT NE RRUGE DUHEN TE ULEN 4 CM POSHTE NIVELIT TE ASFALTIT DHE ANET E GRILES QE LIDHET ME ASFALTIN TE JETE E PJERRET DHE ANET E BERE ME CIMENTO,,,,PO ASHTU KA NEVOJE PER NJE EIKULIBRIM TE NDERTESAVE DUKE E LIRUAR QYTETIN NGA PALLATET E SHUMTA,,DHE SISTEMUAR RRUGET E QYTETEVE DUKE I BERE ATO TE DREJTA ,,,VETEM KESHTU UJI NUK DO ENDET NEPER RRUGE E RRUGICA POR DO HYJE NEPER KANALE,,,SHIKONI SESI I KANE BERE QYTETET NE GJERMANI E AUSTRI DHE BEJINI KETU NE SHQIPERI,,..MOS E KINI MENDJEN TEK VJEDHJET POR TEK SHERBIMI NDAJ POPULLSISE,,...KJO THIRRJE I BEHET ERION VELISE SI KRYETAR BASHKIE...

    Përgjigju
  • Ani: 23/09/2019 22:50

    Po dieten pa makina se anullum dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja