Rrugëtimi i Portugalisë, nga humbja
me Shqipërinë te trofeu i Europianit

Rrugëtimi i Portugalisë, nga humbja<br />me Shqipërinë te trofeu i Europianit
Portugalia do ta niste në mënyrën më të keqe të mundshme fazën kualifikuese të "Euro 2016", kur do të mundej brenda fushe nga kombëtarja jonë. Goli i Bekim Balës në pjesën e dytë të takimit, pas një asisti perfekt të Odise Roshit, i dha kuqezinjve tre pikë në ndeshjen e parë eliminatore të Grupit I.
 
Në ndeshjet në vijim Portugalia e Fernandos Santos erdhi në përmirësim, aq sa rrëmbyen vendin e parë në grup, pasi mundën të gjithë rivalët me radhë.
 
Në ndeshjen e kthimit në "Elbasan Arena", Portugalia arriti të hakmerrej ndaj kuqezinjve me një gol të minutës së 93' të takimit nga Miguel Velosso. Portugezët u kualifikuan në Europianin e Francës si të parët e grupit me 21 pikë, fitore dhe vetëm një humbje, pikërisht atë ndaj Shqipërisë.
 
Në "Euro 2016", Portugalia është një tjetër histori. Ekip cenik dhe më i kujdesshëm sesa duhej. Fazën e grupeve e kaluan pas tre barazimeve, duke mos arritur asnjë fitore. Barazimet i favorizuan portugezët edhe në fazën me eliminim direkt, teksa goli ndaj Kroacisë u shënua nga Quaresma vetëm në minutat e fundit të shtesës së dytë. Ndaj Polonisë në çerekfinale ishte gjithashtu një histori e përsëritur. Portugalia barazon 1:1 dhe kualifikohet vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Fitorja 2:0 ndaj Uellsit të Gareth Bale në gjysmëfinale, ishte fitorja e parë e Portugalisë në këtë Europian, por me vlerën e kualifikimit në finale.
 
Finalen ndaj Francës në "Stade de France" të Parisit, portugezët ndoqën sërish një strategji, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Një mungesë vëmendje e francezëve në mbrojtje bëri që Portugalia të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 109' të takimit. Nga ky moment s'ka më histori. Portugalia është kampione e Europës për herë të parë në histori. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn