Rruga nacionale Ballsh -Fier është lënë në gjendje të mjerueshme. Që pas ndërtimit të autostradës Levan- Tepelenë, për rruga e vjetër ka kaluar në plan të dytë.
Banorët e zonës së Ballshit shprehen se rruga në disa pjesë të saj është bërë thuajse e pakalueshme.
Por ajo që e rëndon më shumë situatën, janë makineritë e tonazheve të rënda të cilat kalojnë në këtë rrugë dhe për pasojë çdo ditë e më shumë po e shkatërrojnë këtë aks rrugor.
Sipas kryetarit të bashkisë së Mallakstrës janë rreth 400 mjete të tonazhit të rëndë që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë.
"Rruga nacionale është rrugë e cila prej shumë kohësh nuk merr investime, por për më tëpër është një rrugë që ka një ngarkesë shumë të madhe nga tonazhet e rënda. Pra ajo çdo ditë vazhdon të prishte, të amortizohet, dhe çdo ditë e më tepër bëhet e pakalueshme, dhe unë besoj se nëse do të vazhdojë të mos vihet dorë, shumë shpejt do të behët e pakalueshme dhe për mjetet e rënda", shprehet Agron Kapllanaj.
Duke qenë se është rrugë nacionale, aksi rrugor Ballsh-Fier i përket Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve.
Por pavarësisht se zona e Ballshit prodhon miliona euro, rruga e saj është lënë nën mëshirë të fatit.
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
51.4%
-
Të gabuar
43.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 12244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
27 Shtator, 22:26
-
Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)
27 Shtator, 22:17
-
Djali ka humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë
27 Shtator, 22:09
-
Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!
27 Shtator, 22:05
-
Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
27 Shtator, 22:05
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur
27 Shtator, 22:02
-
Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush
27 Shtator, 21:58
-
Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje
27 Shtator, 21:54
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator, 21:31
-
Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes
27 Shtator, 21:28
-
Emri i drejtorit të ri të Policisë/ Softa: Kandidatët janë persona me profil të lartë! Uroj që të ndryshojë mentaliteti i menaxhimit
27 Shtator, 21:19
-
Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv
27 Shtator, 21:13