Takimi i dy kryeministrave u zhvillua në Tianjin, ku të dy udhëheqësit ndodheshin për të marrë pjesë në Forumin Veror Ekonomik të Davosit.
Rama theksoi gjithashtu se qeveria kineze ka paraqitur interes për projektin e hekurudhës shqiptare, autostradën e kaltër si dhe portin e Shëngjinit.
Qeveria kineze ndërkohë do të financojë 10 milionë juan për arsimin. Kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit.
Janë diskutuar gjithashtu projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe peshkimit, por deri tani nuk është bërë publike ndonjë marrëveshje konkrete midis dy qeverive. /ATSH/