Gjendja e rënduar infrastrukturore e rrugës së Karbunarës ka detyruar bashkinë e Lushnjës që të ndërhyjë për rikonstruksionin e saj. Ekspertët e fushës kanë hartuar një projekt që parashikon asfaltimin e trasesë së rrugës që e lidh këtë fshat me Zgjanën, Urën e Bicakaj-ve dhe Cërragë-n.
Kryebashkiaku Fatos Tushe gjatë prezantimit të projektit ka deklaruar se rikonstruksioni i kësaj rruge, përveç komunikimit më të shpejtë të banorëve, do të ndikojë edhe në daljen në treg të prodhimeve bujqësore e blegtorale.

Kjo rrugë është e gjatë rreth 5.2 kilometra dhe për rikonstruksionin e saj do të përdoret një fond prej 120 milion lekësh, pasi në të nuk ishte ndërhyrë prej më shumë se 20 vitesh.

Një tjetër projekt që do të ndërhyhet, pritet të jetë rruga e Balaj-ve e cila është e gjatë 1 kilometër dhe për rikonstruksionin e së cilës do vihen në dispozicion 3.3 milion lekë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com