Përplasja e me një kamion ka rezultuar tragjik për drejtuesin e një autoveture. Valentin Kola, 27 vjeç ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në veturën “Volkswagen”, e drejtuar prej tij, E.T., 35 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në superstradën Rrëshen-Milot pjesë e Rrugës së Kombit, ku përplasën një kamion me targë AA 172 IF dhe autovetura Volkswagen me targë AA 370 EH.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa policia po kryen hetime për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, Tonin Gjoka, 46 vjeç.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)