Rruga e shkatërruar në Tepelenë, banorët apelojnë për ndihmë: Premtimet janë të njëjta, puna zero

Kjo është rruga që ka qenë planifikuar nga qeveria Berisha 2, për të lidhur jugun e vendit me Tiranën duke shmangur rrugën egzistuese që kalon nga Fieri. Një projekt që mbeti vetëm në kujtesën e komunitetit të zonës verilindore të Tepelenës, ku shtrihen njësitë administrative të Luftinjës dhe të Buzit.

Rruga është krejtësisht jashtë përdorimit, ndonëse në të qarkullojnë përditë me dhjetëra mjete. Ky aks me gjatësi gati 20 km që nga qyteti i Memaliajt e deri në kufi me Beratin, nuk është rregulluar ndonjëherë në 30 vitet e fundit, qysh kur sistemi i kaluar e shtroi për shkak të prezencës së minierës së qymyrgurit.

Erdhi deputeti dhe tha do bëjmë rrugën, por shikoni si është rruga. Ju kemi thënë shoferëve të bëjnë peticion.

Banorët

Janë mbi 3000 banorë që jetojnë në këtë hapësirë, që kanë të vetmin komunikim fizik me botën tjetër, këtë rrugë tejet të amortizuar. Premtimet elektorale kanë filluar qysh në 1992 dhe deri vitin e kaluar kur u premtua se përvecc rrugës, do ndërtoheshin edhe veprat e artit. Mirëpo banorët e Luftinjës dhe Buzit nuk i besojnë më premtimeve elektorale. Ata kërkojnë rrugë që të zgjidhin hallet e tyre qoftë edhe për të shpëtuar nga vdekja.

Siç e shihni dhe vetë rruga është si mos më keq, aksi është i pakalueshëm deri në dimër. Vijnë deputetët por e njëjta gjendje. Premtimet janë të njëjta, puna zero.

Banorët

Asnjë autoambulancë nuk ka shans të vijë në fshatrat e këtyre njësive administrative sepse ngelet rrugës. Rastet emergjente shëndetësore, përcillen me makinat e rastit kundrejt cmimeve të kripura. Të gjendur përballë këtyre kushteve banorët apelojnë në rikthimin e vëmendjes të qeverisë për të vënë dorë tek rruga që për ta është gjithcka.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'