Rruga dytësore që lidh fshatin Rraboshtë me aksin nacional Lezhë-Shkodër, me gjatësi rreth 4 km ka pësuar dëmtime të shumta, duke u kthyer ne shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Asfalti është çarë në disa vende, e për rrjedhoje janë krijuar gropa të shumta që në kohë me shi mbulohen nga uji. Kjo problematike vijon prej shumë kohesh, pasi në këtë rrugë e cila është ndërtuar rreth 1 dekadë më parë ka munguar edhe mirëmbajtja.
“Dëmtohen makinat, nuk është ndërhyrë prej 8 vitesh. Humbet në gropa, s’ka vënë dorë njeri! I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave. Premtime na kanë dhënë por nuk mbahen. Shteti taksat i do, por rrugë s’kemi, drita e ujë jo! I shpenzuam lekët në servis. Edhe ura është e rrezikshme, bien brenda kalamajtë”, thanë ata.
Shqetësim është edhe ura mbi Lumin Drin pjesë e kësaj rruge, në të cilen kalojnë çdo ditë dhe nxënësit e shkolles.Mungesa e troturit dhe elementeve të sigurisë është kthyer në rrezik serioz për jeten e kalimtareve.
Ky segment rrugor është në varesi të Bashkisë Lezhë dhe pritet të investohet këtë vit, menjëherë pas ndërtimit të Ujësjellësit të ri Mërqi-Rraboshtë.