VLORE- Rruga që lidh Vlorën me fshatrat e Labërisë dhe lumit të Vlorës vazhdon ende të jetë në gjendje të mjerueshme. Gropat e hapura, pluhuri dhe balta kur bie shi e bëjnë të kalueshme me vështirësi këtë aks kryesor rrugor, ku çdo ditë këtu kalojnë me qindra automjete, autovetura, furgona me pasagjerë, si dhe kamionë të tonazhit të rëndë.
 
Pak përpara zgjedhje të qershorit banorët e zonës bllokuan aksin dhe protestuan për gjendjen e rrugës e cila penalizonte aktivitetin normal të dhjetëra fshatrave. Kjo bëri që Ministria e Mbrojtjes të nisë rehabilitimin e kësaj rruge që lidh qytetin e Vlorës me fshatrat, por edhe të çon në Parkun arkeologjik të Amantias.
 
Ndërkaq, u asfaltuan disa kilometra rrugë në fshatin Vajzë dhe Plocë, ndërsa gropat u mbuluar me çakull, duke lënë këtë më pas këtë nismë përgjysmë, gjë që nuk solli aspak përmirësim të situatës.
 
Ndërkohë, sipas deputetëve të zonës ka një projekt për ketë aks kryesor, por që deri më tani duket se nuk është materializuar në një projekt konkret për banorët e zonës, të cilët ende çdo ditë përballen me vështirësi në qarkullimin e tyre normal midis fshatrave apo edhe kur i drejtohen qytetit të Vlorës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)