TIRANE - Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës po përgatit një studim që përcakton segmentet rrugore, që mund të mirëmbahen me partneritetin publik-privat.
Ndërkaq, kjo ministri po përgatit një studim që përcakton segmentet rrugore, që mund të mirëmbahen me këtë lloj partneriteti, bëjnë të ditur burimet zyrtare të ministrisë.
Ky proces pritet të realizojë uljen e barrës së madhe që ka shteti për t'i mirëmbajtur, jo vetëm në aspektin financiar, por dhe nga mungesa e efikasitetit të sistemit aktual për mirëmbajtjen e rrugëve me drejtoritë rajonale pranë qarqeve.
Burime nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës bënë të ditur për ATSH-në, se është gati përgatitja e mirëmbajtjes te tenderit të Rrugës së Kombit, si dhe Rruga e Arbrit, që pritet të jetë modeli i parë i ndërtimit me formën e partneritetit publik-privat.
Ministria do të miratojë standardet e rrugëve, ujësjellës-kanalizimeve, ku kompanitë që do të marrin pjesë në realizimin e kontratave do të jenë të detyruara të zbatojnë këto rregulla./ATSH/