Rrugët rurale, lirohen 15 milionë
euro nga Buxheti i Shtetit

Qeveria ka përdorur menjëherë fondet e liruara nga buxheti i shtetit sipas aktit normativ nr.2, datë 16.12.2016, “Për disa ndryshime në ligjin nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016” për qëllime të infrastrukturës rrugore rurale.

Në fletoren më të fundit zyrtare është publikuar dje Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 21 dhjetor 2016, që ka miratuar një projektvendim të propozuar nga ministri i Financave.

Sipas VKM-së në fjalë, e cila ka hyrë menjëherë në fuqi, caktohet një fond për investime për funksionin e rrugëve rurale, miratuar me aktin normativ nr.2, në shumën 1.999.217.537 lekë, i cili ndahet ndërmjet bashkive, sipas një tabele, që riprodhohet në këtë faqe.

Ky fond u akordohet bashkive dhe do të përdoret për financimin e projekteve për rrugët rurale. Ngarkohen Ministria e Financave, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi.
 
Segmentet
Nga ky fond përfitojnë 11, nga 12 qarqe, ku ai i Kukësit nuk parashikohet të marrë financim.

Në Berat përfiton Bashkia Ura Vajgurore për sistemim të rrugës së tregjeve (loti 1) dhe Bashkia Skrapar për rikonstruksionin e rrugës Alush Grecka. Në Qarkun Dibër, Bashkia Dibër përfiton fond për rikonstruksion të rrugës së Dovolanit.

Në Durrës përfitojnë Bashkia Durrës rikonstruksion i rrugës në fshatin “Bozanxhie", rruga e “Muçve”, rruga “Qendër Rromanat”, në Rrashbull; Bashkia Shijak rehabilitim i hapësirave dhe rikonstruksion i rrugës tek lagjia Kokomanëve, fshati Ardhisht.

Në Elbasan, përfitues janë Bashkia Belsh ndërtim sistemim asfaltim rruga Trojas; Bashkia Gramsh rikonstruksion i rrugës automobilistike nga fshati Shëmrizë deri tek ura Skënderbegas (lot 1) dhe Bashkia Librazhd ndërtim Rruga Orenjë-Librazhd (Loti 2).


Në Fier është parashikuar fond për rikonstruksion të rrugës Qendër - Cakran – Autostradë të Bashkisë Fier.
Në qarkun Gjirokastër: Bashkia Libohovë Rikonstruksion i rrugës kthesa- Ura e Suhës (lot 1); Bashkia Gjirokastër Rruga Dhoksat – Qestorat; Bashkia Tepelenë Sistemim-asfaltim Rruga Dragot-Pasarelë (lot 1); Bashkia Këlcyrë Rruga Sukë-Zhepovë (loti 1) dhe Bashkia Pqrmet Projekti i ndërtimit të urës së re dhe rikonstruksioni i rrugës për në fshatin Pëllumbar.

Në qarkun e Korçës: Bashkia Korçë rikonstruksioni i rrugëve rurale dhe informale; Bashkia Kolonjë Rruga hyrëse në fshatin Selenicë, Starje dhe Taç Lart dhe Bashkia Pustec Rikonstruksion Sistemim Asfaltim Rruga Korçë - Goricë Gollomboç.

Në qarkun Lezhë: Bashkia Kurbin Projekti për rrugën Shullaz Fushë; Bashkia Lezhë Rikonstruksion i rrugës superstradë IEPV Shënkoll dhe Bashkia Mirditë Rruga Klos-Dogjon.

Në qarkun Shkodër: Bashkia Vau i Dejës Rruga Dejë-Qendër; Bashkia Malësi e Madhe Sistemim Asfaltim Aksi Rrugor Bajzë-Rrethrrotullim, Njësia adm. Kastrat; Fushë Arrëz Rruga Fush e Zi dhe Bashkia Pukë Rikonstruksion rruga Auro-Lumzi.

Në arkun Tiranë: Bashkia Kavajë Rikonstruksion i rrugës Mandarinat.

Në qarkun Vlorë: Bashkia Sarandë Rikonstruksioni dhe shtimi i rrugës bujqësore të fushës së Palit; Selenicë Rruga Peshkëpi-Treblovë (lot 1); Bashkia Vlore Rikonstruksioni i rrugës Ura tek varrezat-Risili; Bashkia Finiq Rruga Fitore-Aliko dhe Bashkia Konispol Rehabilitimi i unazës ekonomike (loti 1) Shkallë- Mursi.

tablelat rruget

tablelat rruget

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike