Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: 16 shoferë të arrestuar dhe 6915 gjoba vetëm në Shtator! Mbi 3 mijë drejtues me shpejtësi dhe 84 në gjendje të dehur!

Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: 16 shoferë të arrestuar dhe 6915 gjoba vetëm në Shtator! Mbi 3 mijë drejtues me shpejtësi dhe 84 në gjendje të dehur!

Policia Rrugore e Elbasanit gjatë një aksioni

Elbasan- Policia Rrugore e Elbasanit bëri bilancin e muajit Shtator, duke njoftuar se ka arrestuar 16 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.

Qëllimi i kontrolleve të shtuara bëhet me dije se është parandalimi i aksidenteve dhe disiplinimi i shoferëve problematikë, nëpërmjet ndëshkimit penal apo administrativ.

“Kontrollet janë kryer me monitorim të rrugëve në mënyrë të pandërprerë në akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti”, njoftohet nga Sektori i Qarkullimit. 

Si rezultat, gjatë muajit shtator, janë ndëshkuar administrativisht në total 6915 drejtues mjetës. Nga këta, 3021 drejtues mjetesh për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 960 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, 420 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, 214 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 760 mosvendosjen e rripit të sigurimit, 84 drejtues që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, 458 drejtues për parkime të gabuara dhe 998 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në fund Policia e Rrugore Elbasan apeloi për të gjithë përdoruesit e rrugës, që “të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut