Rrugët e reja që kanë shpresa të realizohen në 2020-ën, projekti madhor aksi Thumanë-Kashar me pagesë (VIDEO)

2020-ta pritet të jetë vit i sfidave të mëdha për Ministrinë e Infrastrukturës pasi duhet t’i jap zgjidhje një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike në vend.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë në emisionin “Java” njoftoi se projekti kryesor për të cilin tenderi pritet të rihapet shumë shpejt është aksi rrugor Thumanë- Rrogozhinë – Kashar. Ky aks do të ndërtohet nga një kompani private dhe do të jetë më pagesë për qytetarët.

“Këtë vit një nga gjërat e mëdha që do të bëjmë është të lançojmë, në javët në vijim tenderin ndërkombëtar për Thumanë – Kashar – Rrogozhinë, do të jetë më pagesë dhe do të jetë komplet e re, edhe me investim privat” tha Rama.

Ky tender u anulua nga Ministrja Balluku sapo mori detyrën, në 21 janar 2019, pasi sipas saj fondet do t’i kalonin Paktit për Universitetin, dhe pritet të rihapet përsëri këtë vit. Fondi limit i tenderit të anuluar ishte parashikuar në vlerën e 245 milionë euro.

Ky vit pritet t'i japë zgjidhje përfundimtare kalvarit të skandaleve dhe zvarritjeve të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e Unazës së Re nga rreth rrotullimi Sheshi Shqiponja tek pallati me shigjeta.  Fati i ndërtimit të Unazës së madhe të Tiranës ka mbetur pezull që pas skandalit me kompaninë fantazmë “DH ALBANIA” e cila fitoi tenderin e parë me një vlerë prej rreth 20 milionë euro. Por projekti u anulua pasi u zbuluar se firma kishte falsifikuar dokumentet. Tashmë ky projekt ka fitues dy kompanitë “Sallirari” dhe “Bajrami N” me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë, me gjatësi 2.3 kilometra.

Po ashtu ky projekt prek një sërë banesash, dhe shpronësimi i pronarëve me vlerën e tregut siç kërkojnë ata mbetet një problem tjetër.  Kryeministri Edi Rama tha se projekti do të vazhdojë dhe do të bëhet. "Është riparë nga ana ime", theksoi ai.

Sfida  tjetër është ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Loti 7 i pezulluar që kapte vlerën e 23 milionë eurosh është edhe pjesa më e rëndësishme dhe e vështirë e projektit. Në këtë lot  përfshihet ndërtimi i tunelit të Kardhiqit, i cili do të bëj lidhjen me lotin 4 dhe 6 të kësaj rruge.

Tenderi për këtë aks pritet të hapet këtë vit pasi në muajin shtator të vitit që lamë pas ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se tenderi i pezulluar do të rihapej pas disa muajsh.

Ndërkohë 15 shkurti i këtij viti ka një rëndësi madhore për infrastrukturën në vend, pasi përfundon afati që kanë 10 kompani të huaja për të paraqitur projektet e tyre për ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Tiranën si dhe krijimin e linjës së re hekurudhore mes Tiranës dhe Aeroportit Nënë Tereza. Pas mbylljes së garës Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH do të shqyrtojnë ofertat dhe projektet e kompanive dhe pas 60 ditësh do shpallin fituesin, ndërsa në prill nënshkruhet kontrata. Projekti zgjat 24 muaj dhe është parashikuar që të arrij në 90.5 milionë euro ne total.

Në 2020 pritet të shpallet edhe fituesi i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës i 3 në vend. Tenderi mbyllet më 13 mars 2020, ndërsa punimet pritet të fillojnë më 31 maj po të këtij viti.

Në pikëpyetje është edhe autostrada Tiranë-Durrës, nëse do të restaurohet dhe të bëhet me pagesë siç është përfolur në 2019.

Duke qenë se shumica e këtyre projekteve prekin ndërtesa të shumta, në vitin 2019 u ndërtua projektligji për krijimin e Agjencisë së Shpronësimeve, e cila pritet të jetë funksionale këtë vit dhe të zgjidh këtë problem duke shpronësuar qytetarët në një kohë të shkurtër.

Një vëmendje të shtuar do të ketë sektori energjetik, me në fokus ndërtimin e parqeve të paneleve diellore apo burime të tjera të energjisë së rinovueshme, për të krijuar sa më shumë mundësi për energji dhe për të ulur importin nga jashtë.

Gjatë intervistës mbrëmë, kryeministri Edi Rama tha se është e rëndësishme që projektet e rrugëve të jepen me koncesion (Partneriteti Publik Privat), në mënyrë që të mbarohen më shpejt. 

"Pse të pendohem unë, që po bëjmë Rrugën e Arbrit? Po ta kishim bërë pa PPP, do na duheshin 13 vjet, ndërkohë që ne do e bëjmë për 3 vjet. Të pendohem për kontrollin bazë falas. Po të shikoni dializën, është shumë më mirë se më parë. Në fund, pas 7 vitesh më duket e ka hemodializa, të gjitha bëhen pronë të shtetit. Merrni tenderat e rrugëve të bëra nga qeveria e mëparshme dhe shikojini se si kanë filluar e si kanë përfunduar. Shikoni Rrugën e Elbasanit, ndërkohë që Rruga e Arbrit nuk rritet dot, i është thënë privatit aq. Ne e dimë ku shkojmë. Po të shikosh tenderët e rrugëve janë katastrofë. Medemek kanë bërë rrugë ata, por unë s’e kam me ata, por me tenderët. FMN ka një shqetësim, që ne e kemi adresuar, që ne e kemi vendosur në ligj, që detyrimet ndaj palëve për PPP nuk mund të kalojnë 5% të buxhetit. Kjo do të thotë se ka tavan", tha Rama.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O mret/zot/: 06/01/2020 05:43

    Meqe po mburesh me rrugen e Arbrit: kush e beri projektin kush e rishikoj dhe pranoj ate!? Ca tenderi bere ti me nje firme te vetme, (te njejten gje bere me gjithe ppp) Kush eshte supervizori, nga doli konsulenti fantazem!? Ne cilen procedure ppp shteti paguan kredine e firmes dhe interesin? Ku eshte kontributi i kontraktorit ketu?!! Beje vete llogarine e na e thuaj. Ca do thuash pas nje viti kur mbaron afati, apo do e hapesh trafikun me nje kalim!?

    Përgjigju
  • tini: 05/01/2020 15:33

    PPP = korrupsion qe duket qe nga kosto e veprave qe do ndertohen ku nuk ka as rivalitet por firma qe nuk e di nga mbijne.KLSH ka te drejten ligjore dhe kushtetuese te beje auditin e koncensioneve qe nga 91 deri sot me PPP qe as nje te mire nuk i sjellin popullit por fryne borxhin publik ne te ardhmen.Pse nuk mori kredi me interesa te ulta qeveria dhe tia paguante ndertuesve ?Ketu qendron modeli i PPP

    Përgjigju
  • redi: 05/01/2020 14:48

    Ka shume ajse qe kane vite qe vazhdojne dhe eshte mure te mbarojne jete vit sic eshte Qukes -qaf plloce ,Shkoder -Velipoje dhe dy by paset e Fierit dhe Vlores.Ajo qe shqetson cdo shqiptar eshte oagesa e rrufeve be tolle.Pse duhet privati te mbledh ato para per 35 vjet kur shteti ka lidh kontrate per te paguar punimet per disa vite. 0arat e rrufes i takojne shtetit .Owr aksin Thumane -Rrogozhin le ta marre privati ,te vendos dhe pagese por shteti nuk duhet te paguaj as nje qindarke per 35 vjet koncension sic ndodh me hecet private . E fundit te fillone ndertimi i paneleve diellore lundruese nga KESH i si dizerdifikim te burimeve energjike te kompanise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”