Ekziston një fjalë e huazuar në shqipe për të shpjeguar kaosin, shndërrimin e një vendi në një han pa porta, ku hyn derri dhe dosa bashkë dhe s’e merr vesh i pari të dytin. Shkurt rrumpallëhane. Si vendi ku jetojmë. Dje, “Shqiptarja. com” solli njërën nga mijëra historitë tragjike që ndodhin në Shqipërinë rrumpallëhane: vdekjen e një shtetasi italian të vrarë në një spital në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë, dikasteri qendror që duhet të përgjigjet, tha troç: “Nuk mbajmë përgjegjësi. Përgjegjësia është individuale”. Por kur kontrollojnë? “Kur të urdhërojë ministri”(!!!) Pra po nuk dha urdhër ministri as që bëhet fjalë të kontrollohet se çfarë bëhet në spitalet dhe klinikat e këtij vendi. Edhe pse përditë ka lajme për vdekje pacientësh, viktima që shkojnë me këmbët e tyre dhe përcillen në botën tjetër me makinë funerali. As urdhëri i mjekut, një insitucion që duhet të jetë gardiani i zbatimit të betimit të Hipokratit prej mjekëve e që ka mbetur me imazhin e një plaku pa takat.
Kush kontrollon në këtë vend?
Historikisht askush. Pa kontroll, pa kërkesë llogarie, pa mbajtur përgjegjësi as profesionale, as morale, as njerëzore. Dhe askund:
27-vjeçari nga Katania ishte viktima e radhës. Para tij kanë qenë me qindra, në mos me mijëra, që kanë gjetur vdekjen, aty ku duhej të gjenin shërimin. Moria e rasteve të denoncuara në media, të shpalosura në procese gjyqësore, kanë mbetur pa fajtorë, familjarët e viktimave janë injoruar në kërkesat për drejtësi, ndërsa vrasësit janë sërish në “krye të detyrës”.
Vrasës të provuar të njerëvzve, apo dhunues, rrëmbyes pronash dhe autorë të krimeve të tjera kundër personit apo pasurisë, private apo shtetërore janë jashtë qelive, ku duhej të ishin, me vendime që janë dhënë për efekt “procedure” apo mungesa “provash” dhe gjyqtarë e prokurorë bashkë nuk janë ndëshkuar dhe as kanë frikë se do të ndëshkohen, edhe pse raste si ai i mosdënimit të Ilir Xhakjas, sjellin më pas vrasje si ai i ish-kryekomisarit Tahiri.
Pak muaj më parë 12 studente të Elbasanit vdiqën e dhjetra u shpërfyturuan në Qafën e Vishës afër Himarës, pasi një autobus ra në humnerë, për shkak të rrugës së ndërtuar jashtë parametrave dhe mjetit të pakoaloduar me të cilin udhëtonin. Të tilla rrugë ka kudo, të shtruara me asphalt electoral dhe automjete të tilla qarkullojnë lirshëm në rrugët copë-copë të vendit, sepse asnjë institucion nuk i kontrollon. Edhe pse në rrugët e vendit, ka me dhjetra të vrarë çdo muaj, duke krijuar një bilanc lufte, me të vdekur dhe të gjymtuar.
Në majin e këtij viti universiteti “Kristal” në Tiranë, falë denoncimit të mediave italiane, u vu në qendër të akuzave për fabrikim të diplomave, jo vetëm pa vajtur nëpër auditore, por pa qenë fare në Shqipëri, siç ishte rasti skandaloz i Renzo Bossit, djalit të ish-liderit të “Lega Nord”, Umberto Bossi. Çudia vërtet nuk zgjati 3 ditë, siç thuhet rëndom, sepse skandali u trajtua edhe më gjatë, por tre javë më parë, zv.ministrja e arsimit, Nora Malaj bashkë me zyrtarë të lartë të arsimit publik në vend dorëzuan diplomat e studentëve. Alibia: universiteti fitoi gjyqin me qeverinë për pezullimin e pranimeve të reja për vitin akademik 2012-2013.
Në 15 mars 2008, vetëm 12 milje larg Tiranës, 26 shtetas u vranë, dhjetra u gjymtuan, qindra shtëpi u shkatërruan, mijëra njerëz u tronditën psikologjikisht, nga shpërthimi i një punishteje demontimi, pak metra larg banesave të fshatit Gërdec. Instancat kryesore e dinin, ministritë bashkëpunuan, Forcat e Armatosura u vunë në dispozicion me logjistikë dhe burime njerëzore në shërbim të një biznesi privat. Asnjë agjenci qeveritare nuk denjoi dhe nuk guxoi të kontrollonte ish-repartin ushtarak, ku punonin si skllevër në të zezë, fëmijë dhe gra, jashtë të gjitha kushteteve teknike dhe të sigurisë. Dje familjarët e dëshpëruar kërkuan, të paktën, të përgjigjet para drejtësisë, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është pa imunitet dhe duhet të japë përgjigje, për vendimet që mori si titullar ekzekutivi për lejimin dhe operimin e fabrikës vrasëse.
Me dhjetra mijëra hektarë pyje prej vitesh janë prerë dhe sot Lura apo parqe të tjera kombëtare janë një kujtim i trishtë. Ka një ministri Mjedisi dhe të Administrimit të Pyjeve që duhej të përgjigjej për masakrën në pyje ashtu si në mbytjen e vendit në plehrat urbane që hidhen dhe digjen kudo të mundin shtetasit, apo bizneset e pastrimit të zonave të banuara.
Ose me një shembull më soft: Provoni të hapni tekstet që u japin fëmijëve nëpër shkolla nga ata të sistemit parashkollor, deri te ai i mesëm, ku do të gjejmë tekste me tema për acidet për fëmijë që nuk dinë as të shkruajnë e lexojnë, deri te tekstet për himnizimin e Partisë Demokratike dhe udhëheqësit të saj, që futi Shqipërinë në NATO apo liberalizoi vizat.
Lista mund të vazhdonte pa fund, me shembuj edhe më hard edhe më soft, sepse ky vend prej 22 vitesh të fat të keq, ka patur si fatkeqësi mungesën e qeverisjes, kontrollin dhe përgjegjësinë institucionale, pa folur për atë njerëzore dhe morale. Këto janë pasojat e pranimit të qeverisjes, ku drejtuesit kanë ardhur si plaçktësit e radhës, për të mbushur trastat me gjoba publike dhe racket dhe jo për të ushtruar me anë të ligjit, shtetin e të drejtës, ku gjithëseicili është i barbartë para ligjit. Në vend që të katandiset në një rrumpallëhane.
(Analiza u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com,( print)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com