TIRANE- Varrezët private në Paskuqan nuk do të ndërtohen. Ky ka qenë vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, duke shfuqizuar atë të vitit 2015. Ndërkohë do të ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.
Vendimi i plote
Shfuqizimin e vendimit nr.452, datë 27.5.2015, të Këshillit të Ministrave, “për ngritjen e varrezave private në njësinë administrative “paskuqan”, qarku tiranë”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shfuqizimin e vendimit nr.452, datë 27.5.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e varrezave private në njësinë administrative “Paskuqan”, Qarku Tiranë”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.
Komente












Duhet të dali ligj qe të vdekurit të digjen. Keshtu shteti do shpëtojë nga shpenzimet pa fitim plus qe dhe territori do jetë I paster. Stop varrezave në pergjithesi !
Përgjigju