Ruçi e pret në takim, ambasadori i ri italian: Do të vijojmë mbështetjen për Shqipërinë

Ruçi e pret në takim, ambasadori i ri italian: Do të vijojmë mbështetjen për Shqipërinë

TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Kryetari i Kuvendit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike me Italinë, si parter strategjik i Shqipërisë dhe vend mik që i është gjendur Shqipërisë në momentet e vështira, por edhe si një mbështetëse e pakursyer në rrugëtimin e Shqipërisë drejt proceseve të integrimit euro-atlantik.

Italia është partneri ynë strategjik dhe ka pasur nje rol të rëndësishëm në jetën e shqiptarëve edhe para rënies së komunizmit, si e vetmja dritare që na lidhte me perëndimin. Vendi juaj mikpriti fluksin e refugjatëve shqiptarë fillim të viteve ’90, të cilët tashmë janë tërësisht të integruar dhe kontribuues në zhvillimin dhe ekonominë e Italisë – ura më e fortë lidhëse mes dy vendeve tona. Jemi shumë mirënjohës për mbështjen tuaj të vazhdueshme në procesin e integrimit evropian. Vlerësojmë praninë tuaj të menjëhershme gjatë fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit, mbështetje që besoj do vijojë të jetë e pranishme ndërkohë”.

Ambasadori i Italisë u shpreh se Shqipëria eshtë një vend i veçantë për Italinë, ashtu si edhe Italia për Shqipërinë. “Dy vendet tona i lidh një e shkuar e rëndësishme, i bashkon një e tashme e rëndësishme, por mbi të gjitha, na pret një e ardhme e rëndësishme,” u shpreh Bucci. “Italia do vijojë të jetë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë për integrimin evropian pasi e konsiderojmë hapjen e negociatave strategjike, veçanërisht në këtë faze ku një prej shteteve anëtare të BE ka vendosur të largohet, aspirata për integrim të vendeve si Shqipëria tregon se projekti evropian vijon të ekzistojë dhe të jetë i rëndësishëm”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë