Ruçi, letër falenderimi Pompeos: Shqipëria do ta përmbushë misionin për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit

Ruçi, letër falenderimi Pompeos: Shqipëria do ta përmbushë misionin për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit

Gramoz Ruci

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i dërguar një letër falenderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet nëForumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet  me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor 2020.

Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, për pjesëmarrjen dhe videomesazhin Tuaj në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet  me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor 2020.

Ne, shqiptarët, jemi krenarë që për rreth dymijë vjet të historisë sonë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me hebrenjtë dhe i kemi mbrojtur ata në momente tëvështira të historisë së tyre. Nesot çmojmë lart bashkëpunimin meShtetet e Bashkuara të Amerikës, hebrenjtë dhe Shtetin e Izraelit, në qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta kundër Anti-Semitizmit.

Siç theksuat edhe Ju në fjalën Tuaj, ne jemi sot bashkë “Sepse fatkeqësisht anti-Semitizmi është ende i pranishëm. Ne kemi përgjegjësinë, si dhe ata para nesh, ta mundim atë dhe mund ta bëjmë. Së pari, duhet ta përcaktojmë këtë kërcënim dhe ta kuptojmë qartë atë.”

Forumi i parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit si edhe Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për Anti-Semitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në prag të Forumit, më 22 tetor 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër Anti-Semitizmit, racizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Lufta kundër Anti-Semitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi.

Dëshiroj t’Ju siguroj se Shqipëria do ta shpier deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit. Duke e merituar për të qenë në krye të këtij fronti, ne afirmojmë identitetin e vlerat tona europiane, qytetëruese e perëndimore”,  shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën e falenderimit, dërguarSekretarit të Shtetit Pompeo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës