Si e komentoni takimin e z. Rama me atë të z. Meta, por jo atë zyrtarin, por atë të në Gjirin e Lalzit?
Gjatë këtyre ditëve jam pyetur shumë për këtë çështje kam lexuar shumë analiza dhe artikuj dhe natyrshëm bëj një pyetje si është më mirë që mos takohen politikanët apo të takohen? Pa u takuar kemi 22 vjet që e bëjmë, por mirë vetë që nuk dimë por përse nuk mësojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Këto ditë u zhvilluan zgjedhjet në Francë, dhe atje zhvillohet luftë politike, debate politike dhe rezultatet ishin të ngushta, por kur erdhi puna humbësi dhe fituesi dinë të administrojnë si humbjen dhe fitoren. Pra në kushtet që Shqipëria është në bankën e provës dhe nën vëzhgimin e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe nëse kanë mjaft vërejtje dhe reforma kryefjalë kanë komunikim, dialogun, mirëkuptimin. Kjo është hera e parë ndërsa duhet të ndodhte ndryshe që kreu i mazhorancës duhet të hapte një proçes dialogimi ndodh e kundërta, meqë ai nuk e bën kreu i opozitës hap një proçes dialogimi dhe atë e bën publik. Që të hapet ky proçes sigurisht që kërkohen negociata, takime. U zhvillua një takim informale dhe më pas një takim formal të kreu të PS dhe atij të PD dhe dua të nënvizoj që kjo nuk ka qenë e papritur, për mua personalisht. E kemi menduar gjatë këtë punë e kemi konsultuar shumë thellë si për takimin informal ashtu edhe për atë institucional. Pra z.Rama nuk ka kryer një takim informal me z. Meta pa u konsultuar e aktorët dhe faktorët politikë të PS. Për publikun ka qenë një takim pas tre apo katër vitesh, për ne si forcë politikë ka qene ë ditur. Mendoj se në të dy takimet nuk është bërë ndonjë prapaskenë për të bërë ndonjë skenar kush e di se çfarë, por është biseduar për problematikën që ka sot Shqipëria e cila rrezikon statusin për herë të tretë. Sikur të uleshin brenda një ditë palët politike në këtë proçes që ka ndërmarrë z. Rama unë kam bindjen që shtatorin e ardhshëm Shqipëria megjithëse ka kaluar një krizë politike dhe ka një krizë ekonomike, korrupsioni etj, BE do të vlerësonte me nota pozitive këtë nismë dhe vendi ynë do të merrte ftesën e një vendi kandidat. Kështu që të gjitha lëvizjet formale dhe informale të opozitës shqiptare dhe kreut të saj kanë vetëm një funksion që Shqipëria të realizojë zgjedhjen e një presidenti, jo noter të PD, të bëjë një reformë zgjedhore që të ketë garanci dhe reforma parlamentare të bëjë të mundur funksionimin demokratik të parlamentit.
Po pse nuk e keni bërë këtë për 22 vjet z. Ruçi?
Sepse kemi pasur të njëjtin lojtar.
Po edhe ju i njëjti lojtar jeni...
Edhe unë i njëjti jam dhe kam mbajtur të njëjtin qëndrim , por më kë ta zhvilloja dialogun në atë kohë. Që të bësh dialog duhet të kesh dy palë dhe sa erdhi në pushtet në vitin 1992 Berisha mori kundërpartin e tij dhe e futi në burg për katër vjet për më mos pasur dialog. Kur ishim ne në pushtet në 1998 kishim arsye për të mos e bërë me atë çka ai bëri, por ne sa herë ka qenë për interesa kombëtare kemi qenë të gatshëm për tu ulur. Ndërsa sot kur ne jemi në opozitë sa herë ka pasur probleme te karakterin politik siç ka qenë transparenca e zgjedhjeve, si z. Rama ashtu edhe unë, jemi ulur, mbase me ndërmjetësinë e Presidentit apo të KE jemi ulur në tavolinë dhe asnjëherë nuk kemi ngurruar për këtë. Por sot kur jemi përpara këtyre çështjeve kombëtare si integrimin i BE ska PD dhe PS për logjikën tonë por vetëm një Shqipëri. Tani që ne po e bëjmë këtë gjë më shumë se sa të anatemohet fenomeni i mosballafaqimit 22 vjeçar mjaft analistë dhe gazetar bëjnë nëse ka moral apo nuk ka moral në takimin Rama-Meta.
A do ta zbatojë teorinë PS që për të rrëzuar Berishën ne do të bashkëpunojmë edhe me djallin, e cila është thënë e stërthënë për gati një vit?
E shoh që kjo është tema që më shumë shqetëson median apo analizat që janë më afër qeverisë. Në politikë gjithçka ndodh dhe asgjë nuk përjashtohet, por kur ne jemi në një situatë konkrete pse duhet të shqetësohemi nëse duhet të jetë apo nuk duhet të jetë në pushtet mazhoranca aktuale. Pse quhet e moralshme kur kjo e djathtë qëndron në pushtet me një koalicion të panatyrshëm pasi nuk i ka votat për të qenë në pushtet dhe pse quhet e pamoralshëm që më të drejtë kjo qeveri është quajtur si qeveria e integrimit, dhe bën që ne të jemi vendi i parë në Evropë që na refuzohet ftesa dy herë të mos bëjë një analizë vetë pa ndërhyrjen e opozitës, që ky pagëzim, ky koalicion me disa objektiva konkrete që është BE të shkurorëzohej nga vetë ata, nëse kërkojnë moral politik. Ndërsa sot pyetet, po sikur opozita, por sikur LSI, ne nuk na shqetëson aspak kjo dhe ata që shqetësohen nga kjo çështje le të të shqetësohen, madje le të rrinë pa gjumë. Ne nuk duam të marrim pushtet në tavolinë por ama një gjë e duam dhe ajo është zgjedhja e presidentit. Kjo çështje është në vëzhgim të rreptë ndërkombëtar dhe nuk është fjala nëse karrigia e presidentit do të ngelet bosh. Dikush do të shkojë atje, por varet kush do të shkojë dhe si do të shkojë, nëse do jetë kushtetues dhe garant i saj apo noter i pushtetit aktual. Nëse do të ndodhë kjo e dyta, atëherë do të jetë një përgjegjësi e madhe pasi do të merret një përgjigje negative për herë të tretë dhe kjo nuk është përgjegjësi partiake e PS apo e Edi Ramës. Këtë çështje nuk do të na i falin as të djathtë dhe as të majtë. Ne duam të vijmë në pushtet dhe po bëjmë të gjithë përgatijet tona për të ardhur në pushtet ashtu siç vjen një parti serioze me zgjedhje të rregullta dhe një program
A vini në pushtet pa LSI z. Ruçi?
Absolutisht po. Ne po kërkojmë që të bëhen ato katër reforma që unë përmenda.
Tani në përfundim të mandatit u kujtuat t'i kërkonit këto z. Ruçi?
Jo ne këto i kemi kërkuar që në fillim. Nëse Shqipëria do të kishte bërë zgjedhje të rregullta në 2009 dhe 2001 do ta kisha marrë ftesën. Nëse vendi ynë do të kishte një funksionim normal të institucioneve, që nga Parlamenti. Vërejtja kryesore për Shqipërinë është funksionimi i parlamentit dhe sot e kësaj dite ne kemi dhe nuk kemi një parlament demokratik. Ka katër funksione ky institucion, së pari arena dhe vendi ku komunikohet dhe njerëzit dëgjojnë hallet dhe problemet dhe aty në mënyre të njëanshme nuk i jepet fjala opozitës për t'i dhënë përgjigje kryeministrit, përkundrazi ndryshohet rregullorja në mënyrë të njëanshme. Së dyti funksioni bazë i parlamentit është ligjvënia dhe u ngrit një furtunë e madhe s opozita kishte penguar ligjet me shumicë të cilësuar dhe duke menduar se BE nuk na pranonte ne për Kodin detar, atë hekurudhor, që as hekurudha nuk kishte për atë ajror dhe për tre apo katër ndryshime në kodin penal apo për gjykatën administrative kur sistemi ynë i drejtësisë është ku therrët qiameti.
Ju thatë që PS, Rama është konsultuar për takimin me z. Meta. Cila është këshilla që ju i keni dhënë kreut të PS?
Kur ne kemi marrë hapin që lideri i PS të ulet të dialogojë me liderët e partive të tjera të gjithë faktorët apo aktorët e PS kanë qenë dakort. Rrugët për të bërë këto takime janë të ndryshme nga bisedat telefonike apo sy më sy.
Kush ishte negociator i këtij takimi?
Unë di vetëm zotin Rama dhe zotin Meta, dhe unë di që negociatori është telefoni.
Kush ka telefonuar i pari?
Sigurisht që z.Rama pasi ai ishte nismëtari. Jam i bindur dhe jam garant që këto biseda mundësuan takimet mes tyre.
A është e vërtetë që z.Rama i ka kërkuar falje z. Meta?
Mua nuk më rezulton kjo dhe takimi nuk ka qenë as për të kërkuar falje dhe as për të kërkuar llogari. Objekti i takimit ka qenë vetëm një, si të shikojmë nga ardhmja për të zgjidhur ato probleme që janë të përbashkëta dhe për të mos bërë asnjë kulis amoraliteti që imagjinata e natyrshme e publikut mendon. Në ato takime nuk u bisedua më pak e as më shumë se çështja e presidentit, reformës parlamentare dhe zgjedhore si dhe çështja e imunitetit. Me erdhi mirë që dhe z. Meta kishte të njëjtin shqetësim.
Sa është mundësia e një koalicioni me LSI për zgjedhjet e 2013?
Kur vjen puna për koalicioni parazgjedhore apo pas zgjedhore unë asnjëherë nuk them jo për askënd. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një koalicion parazgjedhor të LSI për PS, sepse të dyja palët janë në koalicion. Nëse LSI nuk qëndron më në atë koalicion dhe përafrohen qëndrimet me saj në radhët e saj me opozitën atëherë pse jo. Kur thashë me çdo parti tjetër aq më pak me LSI pasi ka shumë pika programore të përbashkëta dhe ka dalë nga kjo parti, atëherë nuk është më problem koalicioni PS-LSI por koalicioni PD LSI.
Megjithatë ju thatë për një pjesë e të njerëzve kjo ka sjellë zhgënjim dhe për disa të tjerë siç tha z.Rama kjo ka sjellë mllefosje. Ju si i përgjigjeni kësaj?
Vlerësimi jo tek të gjithë dhe jonë një kohë nuk është njësoj. Është normale që edhe kush nuk bie dakord me lëvizje të tilla politike t'i jepet kohë dhe duhet të kuptojë pse është e mirë kjo lëvizje ashtu si edhe ai që është i ekzaltuar të jetë me këmbë në tokë.
Si është pritur kjo në bazë z. Ruçi?
Unë kam bërë lëvizje në bazë dhe pashe që takimi nuk është pritur keq, përkundrazi është pritur mirë. Për këtë takim kemi pasur parasysh edhe mendimin e bazës dhe duke ditur qëndrimin e tyre kemi ndërmarrë këtë hap.
Është e vërtetë që ekziston një formulë që Rama bën Metën president dhe Meta bën Ramën kryeministër?
As PS nuk e bën dot Metën president dhe as Meta nuk e bën dot Ramën kryeministër. Objekti i takimeve nuk ka qenë asnjë emër i përvetshëm.
Ka disa sentimente njeriu që pavarësisht politikës nuk i ndan dot, për shembull a ndjetë diçka kur z. Nano erdhi dhe iu kërkoi që ta mbështesnit për president duke qënë se ai ka qenë kryetari i PS për shumë vite?
Ambicia që Z. Nano kishte shpallur për president dhe kërkesa e tij për të takuar liderin e PS dihej prej kohësh. Në këtë mënyrë ne emrin e presidentit nuk e morën kur Nano bëri kërkesën për president, kreu i PS prej muajsh të tërë kishte punuar për këtë çështje. Takimi i z.Rama me Z. Nano ishte tashmë i dakortësuar nga e gjithë PS dhe ishte menduar cili do të ishte qëndrimi që ne do të mbanim për këtë veprim.
Elez Biberaj në librin e tij Shqipëri a në tranzicion ju akuzon për atë çështje të cilat folëm pak më lart...si kounist dhe vrasjen e protestuesve në Shkodër...
Unë e respektoj për emrin dhe punën e tij dhe ashtu siç unë nuk kam të drejtë ta paragjykoj as ai mua nuk ka të drejtë të më paragjykojë. E drejta apo jo që Gramoz Ruçi të jetë apo të mos jetë nga gurmazi i askujt, ka vetëm një gurmaz dhe është ai i elektoratit shqiptar. Unë kokën time politike nuk ia lë në sini askujt, shqiptar apo ndërkombëtar që qoftë ai, i le vetëm elektoratit tim.
Sa i ka shanset z. Nano që të jetë president?
Nuk e di , dhe unë nuk kam dëshirën të privoj as ambicien e z. Nano dhe as të askujt që të jetë president. Unë respektoj z. Nano sepse nga të gjithë politikanët ai është më i provuari dhe ka staturën si shtetar.
Ju mund të jeni president?
Jo nuk e kam atë ambicie dhe është bërë një inflacion kjo puna e emrave për president.
Z. Nano ishte kryetar i PS për 14 vite dhe u quajt si lideri historik i saj, ndërsa Rama me shatë vite si kryetar mund të quhet lideri historik i kësaj force politike?
Historik është vetëm një në Shqipëri dhe ai është Sali Berisha dhe nuk është as Nano as Rama. Kur të bëhet historia e kësaj historie atëherë le t'ia lëmë atyre që do të shkruajnë. Ne kemi ende gjera për të parë në historinë e vendit tonë. Erdhi 100 vjetori i këtij shteti dhe ne ende diskutojmë nëse do të kemi monument pavarësi në Vlorë apo në Tiranë, dhe ky është një turp për klasën tonë politike. Historia e Shqipërisë është karakterizuar me persona që thonë se ditën që erdha unë fillon historia dhe ditën që ika unë mbarin historia. Kështu bëri Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?
Kështu bëri edhe Edi Rama me historinë e PS duke mos e përmendur fare periudhën e saj me Fatos Nanon në 20 vjetorin e PS?
Nuk besoj se Rama ka këtë filozofi dhe nuk mendoj se 20 vjetorët janë vendet ku do të bëhet historia e partisë socialiste. Nuk ftohen themeluesit apo kontribuesit në festën e PS, sepse këtë festë e organizon Asambleja Kombëtare e PS pjesë e së cilës është edhe Fatos Nano sipas kushtetutës së PS. Nuk janë këta të ftuarit, por janë të tjetër ata që ftohen nga kjo asamble.
Ju që nga momenti që keni pasur postin e ministrit të Brendshëm nuk keni pasur me asnjë post zyrtar. Nëse PS vjen në pushtet në 2013 do të ruani këtë vendim tuajin?
Nuk jam këtu për të zgjedhur apo jo z. Ruçi ministër, unë përfaqësoj këtë forcë politike në pozicionin që ajo më ka dhënë për ta sjellë atë në pushtet.
Disa herë djali juaj është komentuar në media dhe nga politika edhe për rastin e fundit, për të cilin ai i deklarua i pafajshëm. Si e keni përjetuar si baba këtë çështje?
Është hera e parë që më bëhet kjo pyetje dhe dua të them që nuk mund të ndash politikanin nga babai, unë jam njeri në radhë të parë dhe sa i rëndë dukem aq edhe i ndjeshëm jam, sidomos kur vjen puna tek fëmija. Nuk do të dëshiroja që askush nga kundërshtarët e mi politik nuk do të dëshiroja të përjetonte atë që kam përjetuar unë dhe ashtu siç garantoj që nuk jam hakmarrës. Me mua dje në pushtet dhe nesër në pushtet e garantoj që askush nga kundërshtarët e mi politikë nuk ka për të provuar që politika e Gramoz Ruçit, qeverisja e tij apo partia ku aderon Gramoz Ruçi të merret me fëmijët e kundërshtarëve politikë. Ky është në gjuhën popullore një maskarallëk dhe në gjuhën zakonore një paburrëri. Edhe sikur djali i Gramoz Ruçi të kishte përgjegjësi, edhe pse falë Zotit këto organe dhe jo me ndërhyrjen time që aksidenti që ndodhi me makinë, që për fat të keq humbi jetën e një vajze familjes së së cilës i kam përcjellë ngushëllimet, e nxorën jo përgjegjës. Ngjarja u mor dhe u përdor politikisht për nxjerrë përgjegjësi penale dhe për ta bërë fajtor patjetër djalin që ishte i Ruçit. Në atë kohë kam deklaruar se organet kompetente të bëjnë punën e tyre pavarësisht se ishte djali im , pasi kjo është filozofia ime. Ngjarjen tjetër e kam përjetuar akoma dhe më keq, madje kam informuar edhe grupin parlamentar për akuzën që bëhej ndaj djalit tim për drogë dhe përdorues i kësaj substance. Prita që organet të bënin punën e tyre dhe jam njohur me analizat që dha laboratori i kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore, duke deklaruar se qesja e gjetur në makinën e të ashtuquajtur të djalit tim nuk kishte shenja gishtërinjsh të tij dhe së dyti analiza e urinës e marrë nga im bir tregonte se ai nuk ishte përdorues droge. Prokuroria dhe gjykata e rrethit të Durrësit dha përgjigje institucionale për tre problemet që kontrolli i makinës së djalit të Ruçit është i paligjshëm, ndalimi i tij gjithashtu dhe dy provat që policia solli ishin në favor të djalit dhe çështja është bllokuar si një veprim i jashtëligjshëm dhe si një pafajësi juridike. Për sa i përket asaj si prind e thashë që nuk dua të përjetojë asnjë.
Ju si parlamentar kur dëgjoni kolegët tuaj që përmendin fëmijët e z. Berisha, por edhe të tjerëve si ndiheni?
Përderisa jemi në politikë edhe familjarët tanë duhet të ruhen më shumë dhe në familjarët tanë duhet t'i ruajmë më shumë. Unë nuk jam apriori që meqë ai është djali im nuk duhet përmendur, ai duhet përmendur ashtu si fëmijët e z. Berisha apo të tjerë. Kjo nuk legjitimon aktet rrugaçërore të djalit tim dhe aktet korruptive të fëmijëve të z. Berisha, por nëse thashë që nuk do të merrem me qëllim të caktuar me tendencë të caktuar duke shpikur diçka që nuk ekziston për fëmijët kundërshtarëve të mi, në këtë poziocion unë si Gramoz Ruçi nuk qëndroj. Akuzat që janë ngritur nga kolegët e mi për fëmijët e z.Berisha janë institucionale dhe organet kompetente duhet të japin verdiktin për ato çështje të ngritura.
(sg/shqiptarja.com)