
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka reaguar për humbjet e jetëve nga zjarri në spitalin e Tetovës.
“Është një lajm që na ka dëshpëruar të gjithëve. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e njerëzve që humbën jetën, motrat e vëllezërit tanë tetovarë, me shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.”, shkruan në reagimin e tij Ruçi.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, shkrumbohet nga flakët spitali COVID në Tetovë, 10 viktima, mes tyre mjekë e pacientë







