Ruçi priti Ambasadorin e Kosovës Nait Hasani: Shqipëria krah jush për përballimin e sfidave të sotme dhe të ardhme, BE i vetmi destinacion

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadorin Hasani për kontributin e tij për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ruçi nënvizoi se “Shqipëria, ashtu si deri tani, do të jetë në mbështetje të Kosovës, për përballimin e sfidave të sotme dhe të ardhme. Bashkimi Europian është i vetmi destinacion i të ardhmes së Kosovës dhe Serbisë. Është shumë premtues fakti që SHBA dhe BE kanë qëndrime të njëjta mbi dialogun Kosovë-Serbi. Kosova i ka të gjitha arsyet dhe mundësitë që të jetë një partner më i besueshëm se Serbia në raport me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Prandaj është i nevojshëm edhe unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën si edhe për dialogun me Serbinë.”

Ambasadori Hasani falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për mbështetjen politike, institucionale dhe personale për sfidat me të cilat përballet sot Kosova dhe shprehu bindjen se edhe në të ardhmen Shqipëria dhe Kuvendi i Shqipërisë do të jenë në krah të Kosovës për përballimin e këtyre sfidave.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë