Ruçi takon delegacionin e PE-së: Parlamenti legjitim! Fleckenstein: Po humbas durimin nga qëndrimi i opozitës

Ndërkombëtarët këmbëngulin se vendi i opozitës është në Kuvend. Vendimi për djegien e mandateve është drastik, dhe pengon çeljen e negociatave, mbi të gjitha kur i bashkohen edhe protestat e dhunshme që opozita ka mbajtur kundër qeverisë.

Delegacioni i Parlamentit Evropian, thotë se opozita duhet ta shfrytëzojë mundësinë për tu rikthyer në parlament, madje sipas tyre duhet të ndodhë sa më shpejt. "Pas 10 ditësh do të jetë vonë", është shprehur sot në takimin me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, përfaqësuesi i PE-së, Cristian Preda. Ndërkombëtarët thonë se kauza e opozitës për zgjedhje të vjedhura nuk qëndron, pasi siç ata shprehen, "i kanë monitoruar vetë zgjedhjet, dhe ishin korrekte". Raportuesi për Shqipërinë në PE, Kut Fleckenstein ndalen edhe në emra konkretë, kur thotë se Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nuk duhet të pengojë negociatat. "Zonja e Parë", - shprehet ai, duke ju referuar faktit që Kryemadhi është bashkëshorte e presidentit Ilir Meta, emërtim që ajo gjithmonë ka refuzuar ta pranojë. "Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin", u shpreh ai.

Edhe kryesuesi i delegacionit të PE-së, pret sinjale pozitive, që palët të jenë ulur në bisedime për të zgjidhur krizën. "Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat", theksoi Tunne Kelam.

DETAJET E TAKIMIT

Pas takimeve të veçanta me kryeministrin Edi Rama, dhe liderët e forcave opozitare, këtë mëngjes, delegacioni i Parlamentit Evropian, ka takuar në Tiranë, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Shqipërisë, thuhet se kryeparlamentari është shprehur mbi ecurinë e reformave në vend, duke vlerësuar progresin me reformën në drejtësi.

"Objektivat për integrimin drejt përmbushjes. Reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu, jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë. Në qershor, organet e reja të sistemit në funksion të plotë. Reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve. Reforma elektorale, paketa e depozituar në Kuvend", mësohet të jetë shprehur Ruçi.

Sa i përket djegies së mandateve nga opozita, Ruçi është shprehur se parlamenti është legjitim edhe vetëm me mazhorancës, pasi "vjen nga zgjedhje të ndershme".

"Zgjedhjet e 2017 janë të certifikuara nga 100% e numëruesve  të opozitës, Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend", është shprehur ai. Ruçi ka theksuar se Kuvendi ka qenë në dispozicion të opozitës.

"Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri. Opozita ka folur tre orë më shumë se maxhoranca, por ka refuzuar të përdorë kontrollin parlamentar", tha kryeparlamentari.

Ndërkohë, kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam, e quajti situatën aktuale politike në Shqipëri, si një përpjekje për të vonuar çeljen e negociata për integrimin në Bashkimin Evropian.

"PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në drejtësi, thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve", mësohet të jetë shprehur Kelam, duke theksuar se delegacioni "ikën me përshtypje pozitive për arritjet e qeverisë".

E ka vlerësuar negative, ndarjen politike dhe mungesën e bashkëpunimit, duke thënë se "është përgjegjësia e të gjithëve të bashkëpunojnë për interesin kombëtar"

"Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat", theksoi Kelam.

Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, e ka humbur durimin me opozitën nga vendimi për djegien e mandateve dhe dhuna në protestat që ka mbajtur deri më tani opozita e bashkuar kundër qeverisë. Ka një mesazh personalisht edhe për Monika Kryemadhit, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur thotë se" Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat"

"Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë.  Pamjet e protestave vonojnë integrimin", tha Fleckenstein.

Nuk mungoi edhe një thirrje e Fleckenstein drejtuar Këshillit Evropian, për të vlerësuar arritjet e Shqipërisë.

Ndërkohë, sipa një njoftimi të Kuvendit të Shqipërisë, që ka zbardhur atë se çfarë është diskutuar në takimin e Ruçit me delegacionin e PE-së, Cristian Preda thotë se opozita ka ende mundësi të kthehet në Kuvend, "pas 10 ditësh do të jetë vonë", theksoi ai.

Preda është shprehur se "i ka vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte"

Përfaqësuesi i delegacionit të PE-së, Preda theksoi se në 5 mars do të informojë Parlamentin Evropian për arritjet e Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

PE të prerë: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! Opozita po gabon, s'ka qeveri tranzitore (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së