Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur Kuvendi e VIII-të zgjedhor ditën e djeshme, dhe kryetar i saj është rizgjedhur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka uruar Haradinajn, duke e vlerësuar AAK si partinë e lirë të Kosovës.
Kryeparlamentari vlerësoi AAK-në si një parti të lirisë së Kosovës dhe Haradinajn për kontributin dhe lidershipin e shfaqur.
Përgëzime Haradinaj, për rizgjedhjen tuaj si kryetar i AAK-së. Kjo është një parti e lirisë së Kosovës dhe rizgjedhja juaj është një vlerësim për kontributin dhe lidershipin tuaj. Haradinaj është një luftëtar i çlirimit, kontribuues i paqes dhe bashkë-ndërtues i Kosovës demokratike.
Gramoz Ruçi, kryeparlamentari i Shqipërisë