Ruçi, uron homologun e Izraelit, Levy, me rastin e zgjedhjes: Marrëdhënie të shkëlqyera mes shqiptarëve dhe hebrenjve

 Ruçi, uron homologun e Izraelit, Levy, me rastin e zgjedhjes: Marrëdhënie të shkëlqyera mes shqiptarëve dhe hebrenjve

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Mickey Levy, me rastin e zgjedhjes së tij Kryetar i Knesset të Shtetit të Izraelit.

Përmes letrës së tij, Ruçi ka shprehur dëshirën e tij për bashkëpunim mes dy parlamenteve, si dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve.

Letra e Ruçit: 

 “Më lejoni që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, t’ju përcjell, urimet më të mira dhe më të sinqerta, me rastin e zgjedhjes Tuaj si Kryetar i Parlamentit (Knesset) të Shtetit të Izraelit dhe t’ju uroj suksese në punën Tuaj të nderuar dhe me plot përgjegjësi.

Përfitoj nga rasti t’ju shpreh dëshirën që bashkëpunimi mes dy Parlamenteve tona të ketë një dinamikë të re për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes popullit shqiptar dhe atij hebre. Shpreh vullnetin dhe dëshirën e Kuvendit të Shqipërisë për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.”, shkruan në letrën e  tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT