Në këtë fotografi të postuar më parë në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës së USA-së në Tiranë, shohim gazetaren së bashku me ambasadorin Arvizu, teksa bisedojnë mbi zgjedhjet Presidenciale në Amerikë.
Ajo që bie në sy është barku pak më i rritur nga hera e fundit, që e kemi parë Rudina Xhungën. Gazetarja është veshur serioze dhe shik, ashtu siç i ka hije një intervisteje të tillë me ambasadorin, Aleksandër Arvizu.
Rudina Xhunga ka hyrë në muajin e saj të shtatë të shtatëzanisë dhe së bashku me diplomatin Drita Hila, do të bëhen prindër të një vajze të vogël.
Su/ Shqiptarja.com
