Makina më e shtrenjtë lëvizëse është shitur në Dubai për një vlerë prej 2.353.106 euro. Ruloti është i përbërë prej ari solid, nga brenda ka një është e mobiluar me pajisje luksi; ka një dhumë gjumi me hapësirë të mjaftueshme, një televizor 40 inch si dhe një tarracë ku mund të relaksoheni gjatë mbrëmjeve.
 
Pjesa më mbreslënëse e këtij luksi është “Lounge Sky”. Mjafton të shtypësh një buton dhe ruloti shndërrohet në një bar me kokteile, me ngrohje nga dyshemeja dhe ndriçim ekstravagant.
 
Përveç faktit se automjeti është i përbërë prej ari, ai gjithashtu është i disponueshëm edhe me ngjyrë të bardhë.
 
Çmimi i këtij automjeti ka një vlerë ekuivalente sa dyfishi i çmimit të disa apartamenteve modeste në Londër.

(v.gj/shqiptarja.com)