/ATSH-AFP/ - Progreset e realizuara nga Rumania për zbatimin e reformave të kërkuara nga kreditorët janë të pamjaftueshme, deklaroi Komisioni Evropian në përfundim të një misioni vlerësimi në Bukuresht.
"Hapa të rëndësishme janë bërë në disa fusha dhe situata makroekonomike është solide", theksoi Komisioni në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.
"Megjithatë, progreset e realizuara në zbatimin e masave të vendosura, veçanërisht përsa i përket politikës fiskale, nuk janë të mjaftueshme për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje me autoritetet rumune", nënvizoi i njëjti burim.
Ky njoftim u bë pas miratimit të mërkurën nga Parlamenti rumun, pavarësisht rezervave të shprehura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe BE, një kod i ri fiskal, masë kryesore e të cilit është ulja e TVSH-së.
Rumania, një prej anëtareve më të varfëra të Bashkimit Evropian, doli nga një recesion i rëndë në sajë të një kredie urgjente prej 20 miliardë eurosh nga kreditorët ndërkombëtarë në vitin 2009.
/Shqiptarja.com