Mirela Vaida, një prezantuese në Rumani është hasur në një situatë të pazakontë teksa po prezantonte një emision.

Një grua tërësisht nudo është futur në studio gjatë momentit, kur drejtuesja e emisionit po prezantonte për teleshikuesit, ndërkohë që tëntonte të sulmone moderatoren.

Siç shihet në video, gjithë stafi i regjisë vrapuan menjëherë që ta ndalonin dhe ta nxirrnin nga studio, pasi po tentonte të godiste me një tullë të cilën e mbante në dorë Mirela Vaidën, por fatmirësisht, tulla nuk e goditi prezantuesen.

"Jam e shokuar. Unë u sulmova në momentin kur isha drejtëpërdrejt në TV. Ne nuk e dimë kush është zonja, ajo erdhi e zhveshur dhe kërcënonte "më jepni paratë".- tha prezantuesja.