BUKURESHT - Shefi i opozitës rumune, Klaus Iohannis, i krahut të djtahtë, anëtar i minoritetit gjerman, filloi sot fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të 2 nëntorit, duke premtuar "më shumë vepra dhe më pak fjalë".
"Ju tashmë më njihni, jam një njeri që privilegjon veprimet në raport me fjalët, një njeri që mban premtimet", tha Iohanis para rreth 10 mijë simpantizantëve të mbledhur në qendër të bukureshtit.
"Kush mund të imagjinonte që unë, një mësues me emër gjerman, do të gjendej një ditë para mijëra personave për të prezantuar vizionin e tij të Rumanisë", shtoi ai, nën duartrokitje.
Ky vend, anëtar i Bashkimit Evropian që prej vitit 2007, sipas Iohanis duhet t'i dedikohet kryesisht fondeve për arsim dhe inkurajimit të iniciativës së lirë që të çrrënjosë migrimin e të rinjve drejt Evropës Perëndimore, në kërkim të një pune./ATSH/