Rumani, mijëra rumunë protestuan në Bukuresht kundër korrupsionit

Rumani, mijëra rumunë protestuan në Bukuresht kundër korrupsionit

Foto nga protesta

Tre vjet pas rënies së zjarrit vdekjeprurës në një klub nate në Bukuresht, ngjarje për të cilën nuk ka pasur asnjë llogaridhënie, në Rumani mijëra qytetarë janë ngritur në protesta të cilat në sfond kishin thirrje kundër korrupsionit. Në atë kohë nga flakët e zjarrit vdiqën 65 persona dhe menjëherë pas kësaj ngjarje populli i zemëruar u lëshua në rrugë kundër qeverisë së socialdemokratëve. Rreth 2,500 njerëz që mbanin lule dhe qirinj marshuan drejt vendit ku ndodhej dikur lokali “Kolektiv”, duke thënë se vendi mbetet i papërgatitur për të parandaluar ose trajtuar një tjetër tragjedi.

Ishte një tragjedi e shkaktuar nga korrupsioni mbi të gjitha, një sistem i korruptuar i bërë nga politikanët që janë duke votuar ligjet për t’i shpëtuar dënimit.

 Tha një nga marshuesit.

Disa njerëz po vdesin, derisa të tjerët janë mbi ligjin. 

    U shpreh një tjetër.

Edhe pse u rrëzua në 2015, sërish kjo forcë politike u rikthye në pushtet dy vjet më vonë me zgjidhjet parlamentare. Korrupsioni është një çështje shumë e lakuar me përfshirjen e qeverive të ndryshme në Rumani, ndërkohë që ka pasur përpjekje në dobësimin e legjislacionit kundër korrupsionit duke zëvendësuar edhe prokurorët e kryesorë. Kjo ka sjellë edhe protesta të herë pas hershme e ndërsa nuk ka munguar shqetësimi i diplomatëve dhe anëtarëve të komisionit europian për sundimin e ligjit nga faktorë politikë në vend.

Prokurorët kanë siguruar një sërë dënimesh gjatë viteve të fundit kundër ligjvënësve, ministrave dhe kryetarëve të komunave, përfshirë kreun socialdemokrat Liviu Dragnea.

Hetimet e tyre kanë ekspozuar konfliktet e interesit, shpërdorimin e pushtetit, mashtrimin dhe dhënien e kontratave shtetërore në shkëmbim të ryshfetit. Infrastruktura në Rumani, një nga shtetet më të korruptuara të Bashkimit Evropian, është ndër më pak të zhvilluara të bllokut, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 01/11/2018 02:22

    Presim se SHPEJTI te NDODHE e njejta gje ne shqiperi

    Përgjigju
    • Beni: 01/11/2018 04:18

      Shpreso, shpreso, se lirohesh! ;)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja