TIMISHOARA (Rumani), 2 shtator /ATSH-AFP/ - Një rrjet i gjerë i migracionit të paligjshëm që iu mundësonte shtetasve afrikanë dhe aziatikë të hynin në mënyrë klandestine në Evropën Perëndimore u kap në Rumani, njoftuan sot autoritetet rumune.
"Qindra persona kanë mundur të hyjnë në hapësirën Schengen nëpërmjet këtij rrjeti", theksoi një burim i afërt me hetimin, veçanërisht shtetas nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, Siria, Somalia dhe Kameruni.
"Tre pakistanezë të moshës nga 18 në 35 vjeç dhe dy rumunë, të dyshuar për krijimin e një grupi të krimit të organizuar dhe trafikimin e imigrantëve u vendosën në paraburgim", sipas një komunikate të prokurorisë rumune, e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar (DIICOT).
Autoritetet rumune mbikëqyrnin që prej pesë muajsh këtë grup shumë të mirorganizuar.
"Anëtarët e këtij rrjeti gjenin persona të interesuar për të shkuar në Evropën Perëndimore në Rumani, në qendrat e pritjes për imigrantët", deklaroi Mihaela Les, zëdhënëse e policisë kufitare.
Në këmbim të shumave që arrinin nga 1 400 në 1 600 euro, imigrantët transportoheshin në mënyrë klandestine në Hungari dhe më pas në hapësirën Schengen./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com