/ATSH-AGERPRES/ - Prokurorët e Departamentit Kombëtar të Antikorrupsionit (DNA) i kanë kërkuar leje Gjykatës së Lartë të vendit (ICCJ) për të rihapur hetimin kriminal kundër dy ish-ministrave të Arsimit, Alexandru Athanasiu dhe Ecaterina Andronescu me dyshimin për shpërdorim detyre dhe prokurime ilegale publike gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas faqes në internet të ICCJ-së, kërkesa e DNA-së u depozitua më 22 qershor, në ndërkohë që seanca më e afërt e kësaj gjykate është më 27 gusht.
Burime juridike i thanë agjencisë zyrtare rumune të lajmeve, AGERPRES se akuzat edhe këtë herë janë të ngjashme me ato së ashtuquajturës çështja "Microsoft", për të cilën Athanasiu dhe Andronescu janë akuzuar më parë.
Hetimi u mbyll dy vjet më parë, por fakte të reja kanë dalë në dritë.
Për çështjen "Microsoft", Athanasiu (ministër i Arsimit 2003-05) u akuzua në shtator 2014 për shpërdorim detyre, ryshfet, trafik influence dhe pastrim parash, në ndërkohë që edhe Andronescu u akuzua për të njëjtat krime pasi kishte marrë nga kompania "Siveco" përfitime ilegale për projekte me Ministrinë rumune të Arsimit.