Rumani po protestohet përpara ndërtesës së Ministrisë së Brendshme kundër vrasjes së Alexandra Măceşanu, 15 vjeçarja e rrëmbyer dhe e vrarë në Caracal nga 65 vjeçari Gheorghe Dinca, i cili ka pranuar vrasjen e adoleshentes dhe është rrëfyer edhe për një tjetër vrasje.

Vrasësi i Alexandra akuzohet gjithashtu nga policia për rrëmbim personi.

Ai e ka mbajtur 15 vjeçaren për 19 orë të mbyllur në shtëpinë e tij dhe më pas e ka vrarë.

Gjatë kohës që Alexandra mbahej e ngujuar, ajo I ka bërë tre thirrje telefonike policisë, duke I treguar se çfarë kishte ndodhur dhe ku gjendej, por policia ka vonuar në reagimin e saj.

Protestuesit akuzojnë policinë si bashkëfajtore në krim duke mos ndërhyrë.

Për ngjarjen, këtë javë Drejtori I Përgjithshëm i Policisë ka dhënë dorëheqjen, por për protestuesit kjo nuk është e mjaftueshme.

"Këtë herë institucionet rumune nuk e kanë bërë punën e tyre për të mbrojtur të drejtën themelore për jetën", tha presidenti i Rumanisë, Klaus lohannis.

Vrasësi, ka pranuar se në muajin prill ka vrarë dhe 18-vjeçaren Luiza Melencu.