Rumania me plan për pranimin e më shumë drithërave nga Ukraina

Rumania me plan për pranimin e më shumë drithërave nga Ukraina

Qeveria e Rumanisë do të miratojë një plan për të përmirësuar infrastrukturën rrugore që çon për në portin e Konstantës në Detin e Zi. Ky projekt është pjesë e një investimi më të gjerë në port që mund të ndihmojë që më shumë drithë ukrainas të kalojë transit.

Konstanta është rruga më e madhe alternative për eksportet e Ukrainës, teksa drithërat arrijnë përmes transportit rrugor, hekurudhor apo përmes lumit Danub.

Ukraina është një prej eksportuesve më të mëdha të drithërave në botë dhe zyrtarët e Qeverisë rumune kanë deklaruar se synojnë të dyfishojnë kapacitetin mujor të drithërave ukrainase që kalojnë transit për në postin e Konstantës. Ata synojnë që vlera të arrijë në 4 milionë tonë muajt në vijim.

Qeveria ka përmirësuar dhjetëra linja hekurudhore që e lidhin shtetin me Ukrainën dhe po punon që në Dabub të kalojnë më shumë mallra.

Në portin e Konstantës, Ministria e Transportit do të përdorë fondet e Bashkimit Evropian për të riparuar dhe forcuar infrastrukturën ekzistuese, do të ndërtojë rrugë të reja, por edhe do të lëshojë në përdorim një sistem të ri të digjitalizuar për menaxhimin e trafikut.

“Kjo është dëshmi e qartë se Rumania po bën përpjekje serioze për të mbështetur Ukrainën që të eksportojë më shumë drithëra”, tha kryeministri rumun, Marcel Ciolacu.

Punimet në port do të kushtojnë 155.67 milionë dollarë dhe pritet të mbarojnë pas 36 muajsh.

Që nga korriku, kur Moska u tërhoq nga marrëveshje e drithërave që mundësonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi, Rusia vazhdimisht ka sulmuar portet ukrainase në Danub.

Ukraina ka eksportuar 8.1 milionë tonë drithëra përmes portit të Konstantës në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Kur të përfundojnë punimet infrastrukturore, pritet që drithërat ukrainase që kalojnë përmes Rumanisë të arrijnë në 35 milionë tonë metrikë në sezon./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja