Rusët e quajnë 'ku*va e ISIS', e 
ëma rrëfehet: Linda një përbindësh

Rusët e quajnë 'ku*va e ISIS', e <br />ëma rrëfehet: Linda një përbindësh
Fatima Dzhafarova 20 vjec, nga Siberia, la universitetin për të shkuar në Siri, ku është martuar me një terrorist të Shtetit Islamik. Ajo ngjalli indinjata në vendlindjen e saj pasi publikoi statuse që mbështesnin xhihadistët mëngjesin  pas sulmeve terroriste në Paris.

Mamaja e saj, Shakhla Bochkaryova, 41 vjec, ka folur publikisht për zgjedhjen që bëri vajza e saj dhe për përpjekjet që bëri për ta ndaluar Fatimën të shkojë drejt vendit të shkatërruar nga lufta. Në një intervistë për një television rus, ajo tha se e sheh vajzën e saj si ‘mostër’.

“Vëllezërit tanë do të vijnë të vrasin ata si ty, tradhtarët. Ata do të presin kokën me thikë dhe nuk do më interesojë aspak”, citoi Shakhla fjalët e vajzës së saj. Fatima nisi të veshë hixhab dhe mendonte vetëm për fundin e botës…jetonte nën kurrizin e së ëmës dhe refuzonte të punonte, pasi ishte ‘mëkat’.

“Unë shihja atë dhe nuk e njihja më vajzën time. Ishte thjesht ‘guaska’ e vajzës time, pa shpirt, pa mendime, pa zemër”, ka thënë me dhimbje 41-vjecarja. “Nëse jeton me një rekrutues, ajo di shumë gjëra. Nuk do ta linin të largohej e gjallë. Një plumb, ky është cmimi i jetës së saj. Sado e dhimbshme të jetë, e di që nuk do ta shoh më kurrë”.

Përpara se të largohej, Shakhla e lidhi vajzën e saj me zinxhir pas kaldajës së dhomës, duke shpresuar se do të ndryshonte mendim. Por 20-vjecarja ia doli të arratiset. Fatima u rrit në një familje myslimanësh, por mamaja e saj nisi të shqetësohet kur një burrë i quajtur Abdullah – i identifikuar nga policia si rekrutues xhihadistësh – i trokiti në derë dhe i tha se donte të martohet me Fatimën.

Kjo e fundit shkoi drejt Sirisë duke kaluar nëpërmjet Dagestanit, Azerbajxhanit dhe Turqisë. Kohët e fundit ajo ka nisur të publikojë statuse në rrjetet sociale, ku thotë se ‘ishin vëllezërit e saj ata që tronditën Parisin’. Kjo ka tërbuar popullin rus, që i ka bashkangjitur një sërë epitetesh, si ‘ku*va e ISIS’ dhe i thonë të ‘digjet në ferr’. 
Fatima Dzhafarova
Fatima Dzhafarova
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)