Rusët e arrestuar për spiunazh, ambasada ruse për Report Tv: Ministria e Jashtme s’po na informon! Kërkesat tona nga 22 gushti pa përgjigje

Pas sulmit të ushtarëve në Uzinën e armëve në Gramsh nga 2 rus dhe 1 ukrainas, ambasada ruse në Tiranë ka tentuar të marrë informacion të detajuar nga Ministria e Jashtme, por ende nuk e ka një përgjigje. Kështu thuhet në reagimin e ambasadës ruse për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku. Lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, selia diplomatike e Rusisë në Tiranë thotë se autoritetet zyrtare shqiptare nuk i dhanë asnjë informacion, ndaj nuk hezituan që dy ditë pas ngjarjes (22 gusht) t'i dërgonin notë MEPJ për rusët e ndaluar. Gjithashtu u përpoqën të kishin komunikim përmes telefonit apo postës elektronike, por të gjitha kërkesat kanë mbetur pa përgjigje.

"Pasi nuk morëm asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht të këtij viti në objektin ushtarak në qytetin e Gramshit, Ambasada Ruse në Shqipëri dërgoi më datë 22 gusht të këtij viti një notë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar.

Ambasada ka ndërmarrë gjithashtu në mënyrë të përsëritur përpjekje për t'u lidhur me MEPJ-në e Shqipërisë nëpërmjet telefonit apo postës elektronike. Megjithatë, deri në ditën e sotme të gjitha kërkesat tona kanë mbetur pa përgjigje. Përkatësisht, për rrethanat e incidentit, fatin e shtetasve rusë të ndaluar, si edhe akuzat e ngritura ndaj tyre ne mund të gjykojmë, bazuar vetëm në njoftimet e medias", thuhet në reagim.

Ndër të tjera, ambasada ruse përmend Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore 1963 duke thënë se ndjen keqardhje që pala shqiptar shmang zbatimin e saj dhe nuk jep informacione në mënyrë që të mos përsëriten këto incidente.

"Për sa më sipër, nuk mund të mos ngjallë keqardhje fakti që pala shqiptare shmang zbatimin e dispozitave të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore 1963, e cila përcakton detyrimin e organeve kompetente të vendit pritës për të informuar menjëherë përfaqësuesit konsullorë për ndalimin dhe incidente të tjera që ndodhin me shtetasit e vendit që ata përfaqësojnë", thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

2 rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë në burg. Në seancën e sotme, cila zgjati për rreth dy orë, gjykata e Elbasanit, ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’.

Si ndodhi ngjarja e Gramshit: 

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedis Alpatov, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë më 20 gusht. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik, konkretisht  Albi Bicin dhe Ardian Xhakën. Megjithatë ushtarët shqiptarë bënë të mundur ndalimin e tij, ndërsa 2 të tjerët Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedis Alpatov, u arrestuan pak minuta më vonë nga policia.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/08/2022 02:16

    Rregulli nderkombetar e kerkon qe ambasadat te njoftohen kur arrestohen shtetasit e tyre ne nje vend te huaj dhe vete te arrestuarit kane te drejte qe te kerkojne qe te informohen ambasadat e vendeve te tyre.S.d.q,ngjarja ne fjale ndodhi ne daten 20,sot eshte 24 dhe s'mbeti kuc e mac brenda e jashte pa e marre vesh per ngjarjen dhe hollesite e saj dhe ambasada pretendon se nuk paskan info?! Po te ishin kaq te merakosur per shtetasit e tyre, sot duhet te dergonin ne gjykate nje perfaqesues,sic dergoi amb.ukrainase,jo t'i linin vetem shtetasit e tyre!

    Përgjigju
  • dori: 24/08/2022 19:52

    Lirojini,,,mjaft na keni futur ne sherr me superfuqi,,boterore,,,,deri dje ne komunizem u kruanim kot me shba, tani kruhemi me rusine,,,kur dihet cfare shteti *****jemi,,,shtet pa asnje avion. ,,e asnje tank.....shtoni ushtaret ne objektet ushtarake.....

    Përgjigju
  • kolec: 24/08/2022 18:39

    Cfar konvente thone keta, vijne dhe bejne diversion dhe kerkojne llogari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim