RUSI - Dekorimet me rastin e Vitit të Ri anembanë kryeqytetit moskovit kanë përfunduar. Dekorimet e këtij viti filluan në qytetin e Moskës në fund të nëntorit dhe kanë kushtuar mbi gjashtë milionë dollarë.
Pema e Vitit te Ri është zbukuruar me globe me ngjyra, këmbana, ëngjej dhe drita dhe i jep sheshit të Saint Petersburgut një atmosferë magjike.
Si një traditë shumëvjeçare, edhe “Festivali Rus i Dimrit” e ndryshon atmosferën e qytetit gjatë festive të fundvitit.
Për të gjithë rusët është një nga festivalet më të rëndësishme të vitit, në të cilin zhvillohen shfaqje të ndryshme folklori, lojëra dhe ku vodka konsumohet me shumicë.
Gjithashtu është dhe një panair për turistët e ndryshëm nga e gjithë bota që kanë vendosur të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në Moskë, ku festimet bëhen me një stil të madh nën “shiun” e fishekzjarrevë mahnitëse.
“Novy God” është “viti i ri rus” dhe është një event shumë i rëndësishëm për rusët të cilët bëjnë dhurata pa fund, shpesh të vendosura poshtë bredhit të Vitit të Ri, duke e lënë pas vitin e vjetër me vodka dhe e mirëpresin me shampanjë.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com