Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron gjatë natës në rajonin Odessa të Ukrainës jugore, duke synuar infrastrukturën e paidentifikuar. Yuri Kruk shefi i administratës ushtarake të qarkut të Odessa tha se falë punës së mbrojtjes ukrainase, pjesa më e madhe e sulmeve u asgjësuan por fatkeqësisht pati shkatërrime të infrastrukturës publike.
"Armiku ka kryer një sulm me dronë të tipit Shahid-136 në Odessa. Në sajë të punës së forcave tona të mbrojtjes pjesa më e madhe e tij u shkatërrua por fatkeqësisht u prek infrastruktura publike”. Një zjarr ka rënë në zonën e prekur. Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima"- u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Pekini: Mbështesim BE-në për promovimin e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainë! Kievi: Rajoni i Zaporizhia-s është bombarduar 100 herë
