Hakmarrja ruse, gati dëbimi i 2 diplomatëve shqiptarë
Të hënën, Uashingtoni dëboi 48 diplomatë rusë nga misionet dypalëshe dhe 12 të tjerë nga misioni në OKB dhe mbylli konsullatën ruse në Seattle. Shqipëria, Australia e disa shtete aleate të SHBA-ve në Evropë e ndoqën këtë akt duke dëbuar 90 diplomatë
Ambasadori i RSH ne Moskë Arben Gazioni, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale presidentit rus Vladimir Putin më 2015
Rusia do të dëbojë 60 diplomatë amerikanë dhe do të mbyllë konsullatën amerikane në Shën Pjetërburg, si përgjigje ndaj dëbimit masiv të diplomatëve rusë nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, bëri të ditur sot ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov.
Gjithashtu, bashkë me diplomatët amerikanë, Moska do të dëbojë një numër reciprok diplomatësh, në proporcion me diolomatët e saj të dëbuara nga shtetet aleate të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, ndër to edhe Shqipëria që vendosi të dëbonte dy diplomatë rusë.
Ambasadori amerikan në Moskë, Jon Huntsman, është thërritur në ministrinë e Jashtme ruse ku iu komunikua lajmi nga zv.ministri i jashtëm Sergey Ryabkov, tha Lavrovi në konferencën për shtyp pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan De Mistura.
Të hënën, Uashingtoni dëboi 48 diplomatë rusë nga misionet dypalëshe dhe 12 të tjerë nga misioni në OKB dhe mbylli konsullatën ruse në Seattle. Kanadaja, Australia dhe disa shtete aleate të SHBA-ve në Evropë e ndoqën këtë akt duke dëbuar 90 diplomatë rusë.
Në kuadër të përgjigjes reciproke ndaj SHBA-ve, Moska do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh nga shtetet përkatëse, tha Lavrov.
Dëbimet nisin më 14 mars, kur Britania e Madhe shpalli “non grata” 23 diplomatë rusë, me pretendimin se Moska “kishte shumë gjasa” që të qëndronte pas helmimit të dyshuar të ish-spiunit Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjentin kimik “novichok.” Rusia i ka mohuar akuzat dhe i ka kërkuar qeverisë britanike të japë prova. Deri më tani, nuk është paraqitur ende asnjë provë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humbja e Sirisë, 'shuplakë e fortë' për Rusinë
8 Dhjetor, 13:09
-
Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit
18 Nëntor, 08:05
-
Moska: ‘Uashingtoni dëshiron të largojë arrogantin Zelensky në zgjedhjet e ardhshme!’ Edhe djali i Trump tallet me presidentin ukrainas: Edhe 38 ditë derisa të humbisni
11 Nëntor, 11:13
-
Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska thotë se i rrëzoi 83 dronë ukrainas
1 Nëntor, 09:33
-
Kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk: Neve s'na pëlqen politika e sanksioneve
31 Tetor, 20:57
-
Kievi sulmon me 110 dronë disa rajone ruse, objektiv edhe fabrikat e armëve! Moska e konfirmon, por thotë se i rrëzoi
20 Tetor, 16:14
-
Moska kap në befasi ushtrinë ukrainase, kundërsulmon në Kursk dhe rimerr disa zona!
12 Shtator, 07:44
-
Rusia vijon bombardimet ndaj Ukrainës për të dytën ditë radhazi, edhe 10 mercenarë të vrarë! Biden: Moska nuk do të ketë kurrë sukses
27 Gusht, 07:24
-
Përshkallëzohet lufta Rusi-Ukrainë, Moska bombardon me raketa e dronë Kievin dhe 11 rajone! Të paktën 3 të vrarë, shënjestër dhe termocentralet
26 Gusht, 11:11
-
Moska: Goditen depot e raketave të uraniumit të varfëruar në Ukrainë
18 Shtator 2023, 16:14
-
Moska nxjerr në shitje vilën e Zelensky në Krime
16 Shtator 2023, 08:29
-
BE: Jemi të gatshëm për të reaguar kundër ndihmës së Koresë së Veriut për Moskën
14 Shtator 2023, 13:32