Helmimi i ish-spiunit në Britani, Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë/ EMRAT

TIRANE-Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ dy diplomatë rusë pas përplasjes mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Dy diplomatët që janë dëbuar nga Shqipëria janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Me vendimin e sotëm Shqipëria u bashkohet vendeve të aleancës së NATO-s, që vendosën sanksionet pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani, gjë për të cilën akuzohet Moska.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se veprimtaria e dy diplomatëve rusë në Shqipëri nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik. Nota verbale i është komunikuar ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Aleksander Karpushin.

“Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”


Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Kryeministri Rama i ka njohur deputetët e tij me këtë vendim në mbledhjen e grupit parlamentar. Ngjarja që po trazon botën daton në 4 mars të këtij viti, ku Sergei Skripali dhe vajza e tij Yulia u helmuan në Salisbury të Anglisë me një agjent kimik nervor që e zotëron vetëm Rusia.

Pas asaj dite, Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se do të përjashtojnë nga 4 diplomatë rusë secila. Edhe 14 vende të tjera evropiane i janë bashkuar Britanisë e cila nisi e para dëbimin e rusëve me 23 të tillë javën e shkuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
Dëbimi i diplomatëve rusë, reagon Moska: Provokim, akuzat pa baza

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të SHBA dhe vendeve të tjera të NATO-s përfshirë edhe Shqipërinë që vendosën dëbimin e diplomatëve pas përplasjes së Moskës me Londrën. Moska shpreh protestën për vendimin e dëbimit të diplomatëve.

Ngjarja që po trazon botën daton në 4 mars të këtij viti, ku Sergei Skripali dhe vajza e tij Yulia u helmuan në Salisbury të Anglisë me një agjent kimik nervor që e zotëron vetëm Rusia. Pas asaj dite, Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se do të përjashtojnë nga 4 diplomatë rusë secila. Edhe 14 vende të tjera evropiane i janë bashkuar Britanisë e cila nisi e para dëbimin e rusëve me 23 të tillë javën e shkuar. Shqipëria dëboi sot dy diplomatë rusë duke i shpallur si të padëshirueshëm.

Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë:
Shprehim protestën tonë të fortë lidhur me vendimin e disa vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s për dëbimin e diplomatëve rusë.

E shohim këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury. Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.

Duke ngritur akuza të pathemelta kundër Federatës Ruse në mungesë të shpjegimeve se çfarë ka ndodhur, dhe duke refuzuar një bashkëpunim konkret, autoritetet e Britanisë së Madhe de facto kanë mbajtur një qëndrim të paragjykuar, të njëanshëm dhe hipokrit.

Fjala bëhet për një atentat ndaj jetës së shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe. Pala ruse, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura ndaj Londrës, ende nuk ka marrë asnjë informacion përkatës. Asnjë të dhënë objektive dhe shteruese nuk kanë as aleatët e Britanisë së Madhe, të cilët po e zbatojnë verbërisht parimin e unitetit euroatlantik në dëm të gjykimit të shëndosh, rregullave të dialogut të qytetëruar ndërshtetëror dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kuptohet vetvetiu se ky hap jomiqësor i ndërmarrë nga grupi i vendeve në fjalë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe ne do të reagojmë ndaj tij.

Ora 18:03
Dëbimi i rusëve, Ambasada e SHBA në Tiranë: Moska veprime destabilizuese

Pas vendimit të SHBA për të dëbuar diplomatët rusë pas përplasjes me Britaninë e Madhe, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Ambasada thekson se SHBA e ndërmori dëbimin e diplomatëve rusë në koordinim me aleatët e NATO-s dhe partnerët kudo në botë, ku përfshihet edhe Shqipëria, që është pjesë e aleancës.

“Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë këtë masë në bashkëpunim me aleatët tanë në NATO dhe partnerët tanë kudo në botë, në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike të nivelit ushtarak nga Rusia në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, veprimi më i fundit në vazhdën e veprimeve të saj destabilizuese në mbarë botën”, thuhet në postimin e ambasadës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomo: 27/03/2018 12:51

    O shqiptare ju mendoni se Britania e madhe do e kishte bere kete per ne harroje kurre ato rraca qe urrejne me shume jane shqiptaret.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 26/03/2018 22:05

    Nuk kruhet e pasmja me shishe te thyer megjithate per hir te mbeshtetjes se Kosoves nga britaniket e mbeshtes vendimin

    Përgjigju
  • Anton: 26/03/2018 21:48

    Te shkretet ne mbaruam tu ja u thithe te huajve sa te jete jeta

    Përgjigju
  • Hasani: 26/03/2018 21:41

    Mirese Durreai dhe Berati po Elbasani c'pati.

    Përgjigju
  • Atdheu: 26/03/2018 18:05

    ore po shqiperise ci kruhet me keto gjera, kerkon mezi tu terheqi vemendjen te huajve, shif o shqiptar punen tende se e kalamajt e tuaj se jeni bere si grua e ve me 20 kalamaj me disa burra te ndryshem. Mire qe sna rregulloni me ndonje shtet te botes por te pakten mos na prishni dhe me ato qe sjemi prishur, se gje ne vije nuk kemi me asnje shtet te botes, edhe kosova po na shfaq dhembet tani e jo me te tjeret qe sna kane asgje.

    Përgjigju
  • Pallkovnik: 26/03/2018 17:34

    A i keni emrat e 2 diploamteve te debuar sot? nese po a eshte nder to shefi i rezidentures ne Ambasaden e Federates Ruse ne Tirane, Markovi i zyres konsullore?!?!?!

    Përgjigju
  • rehat: 26/03/2018 16:45

    po ke kan debuar se spo fim gje? *hahahahaha

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/03/2018 16:34

    Po Rusin Bashe kur do ta deboni nga Shqiperia?

    Përgjigju
  • Arku: 26/03/2018 16:25

    Nuk jam dakort me kete sepse Britania nuk do ta kishte bere kete per ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali