MOSKË, 8 dhjetor /ATSH-AFP/ - Gjiganti rus, Gazprom njoftoi sot krijimin e kompanisë që do të merret me ndërtimin e një gazsjellësi të ri drejt Turqisë, me të cilin shpreson të zëvendësojë projektin e "South Stream" drejt Evropës që u braktis javën e kaluar.
"Kompania do të regjistrohet në Shën Peterburg, procedurat e nevojshme filluan sot në mëngjes", njoftoi zëdhënësi i kompanisë Serguei Kouprianov në një komunikatë.
"Kompania do të quhet 'Gazprom Rousskaia', ku emri rjedh nga stacioni i kompresimit në fillim të gazsjellësit, 'Rousskaia", shtoi ai.
Gjatë një vizite në Turqi më 1 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar fundin e projektit "South Stream" që ishte duke u nëdrtuar mes Rusisë dhe Italisë nëpërmjet Detit të Zi dhe jugut të Evropës.
Ky gazsjellës që kapte vlerën e 16 miliardë eurove u luftua, kryesisht në Bullgari, nga BE-ja që e kritikonte se nuk respektonte legjislacionin e saj energjetik, një mosëmarrëveshje që u rrit edhe me krizën ukrainase.
Por Rusia synon të ndërtojë një gazsjellës të ri drejt Turqisë, të cilën e furnizon tashmë nëpërmjet Detit të Zi me gazsjellësin, "Blue Stream", duke e shndëruar këtë të fundit në një vend të rëndësishëm për tranzitin e gazit rus./
/G.S/