MOSKË - Sulmet amerikane kundrejt Shtetit Islamik në Siri të ndërmarra pa miratimin e OKB-së do të përbënin një shkelje të rëndomtë të së drejtës ndërkombëtare, vlerësoi sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.
"Presidenti amerikan njoftoi mbi mundësinë e sulmeve ajrore në pozicionet e Shtetit Islamik në Siri pa një marrëveshje me qeverinë e ligjshme (regjimi Bashar al Assad-it)", deklaroi Alexandre Lukashviç.
"Një iniciativë e tillë në mungesë të një rezolute të Këshillit të Sigurisë të OKB-së do të përbënte një akt agresioni, një shkelje të rëndomtë të së drejtës ndërkombëtare", shtoi Lukashviçi gjatë një konference për shtyp të diplomacisë ruse, mbështetëse tradicionale e regjimit sirian.
Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi sot një plan që synon shpërbërjen e Shtetit Silamik.
"Objektivi është i qartë, ne do të dobësojmë dhe kur të vijë koha do të shkatërrojmë Shtetin Islamik. Një organizatë terroriste që nuk ka vizion tjetër pëveç se masakrimit të të gjithë atyre që i kundërvihen", deklaroi Obama dje në mbrëmje./ATSH/