MOSKË, 15 shtator /ATSH-AFP/ - Rusia hodhi poshtë datën 20 shtator, të propozuar nga Komisioni Evropian për zhvillimin e bisedimeve tripalëshe mes Moskës, Kievit dhe BE-së mbi livrimin e gazit rus drejt Ukrainës, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë ruse të Energjetikës.
"Ne kemi njoftuar Komisionin Evropian se data e propozuar nuk na përshtatet për shkak të programit të punës, të ngjeshur, të ministrit rus të Energjetikës, Alexandre Novak", deklaroi zëdhënësi i cituar nga agjencia publike "Ria-Novosti".
"Jemi duke biseduar për vendosjen e një date të re", shtoi ai.
Komisioni Evropian njoftoi të enjten se kishte ftuar ministrin rus dhe atë ukrainas të Energjetikës për zhvillimin e bisedimeve të reja mbi livrimin e gazit rus në Ukrainë, më 20 shtator në Berlin./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com