MOSKË, 6 mars /ATSH-ANSA/ - Vrasja e opozitarit Boris Nemtsov përbën një akt terrori, por që nuk ia arriti qëllimit, pasi nuk na frikësoi aspak, deklaroi sot blogeri i njohur rus antiPutin, Alexiei Navalni pas lirimit nga burgu, ku u mbajt i dënuar për 15 ditë.
"Ne do të vazhdojë të kryejmë aktivitetin tonë", theksoi Navalni, i cili konsiderohet edhe si lider i opozitës ruse, për televizionin e pavarur "Dozhd'.
"Ne nuk do të tërhiqemi asnjë hap", theksoi ai.
"Do të doja shumë të shkoja sot te varri i Borisit", thotë Navalni në videon dërguar televizionit të sipërcituar./ a.jor.











