MOSKË, 14 korrik /ATSH-DPA/ - Marrëveshja e arritur në Vjenë për programin bërthamor të Iranit është parë si një "impuls i fortë" për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, deklaroi sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
"Sot bota është çliruar", tha Putin.
"Rusia do bëjë çdo gjë që ka në dorë që marrëveshja e arritur në Vjenë të funksionojë plotësisht duke krijuar mundësinë për marrëdhënie më të forta dhe siguri në rajon", shkruan Putin në një koment.
Irani dhe Rusia kanë bashkëpunuar në prodhimin e armëve bërthamore vitet e fundit, ku Rusia ka ndihmuar në ndërtimin dhe drejtimin e përkohshëm të uzinës bërthamore të Bushehrit. Rusia transferoi bazën operative të uzinës në Iran në 2013.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se marrëveshja duhet të bindë SHBA-në që të anulojë planet për një sistem mbrojtjeje antiraketore në Evropën Lindore.
Sipas Lavrovit, presidenti i SHBA-së, Barack Obama në 2009 deklaroi se marrëveshja bërthamore me Iranin do eliminonte nevojën për një sistem mbrojtjeje.
"Ndaj dhe ne sot kemi tërhequr vëmëndjen e kolegëve tanë amerikanë rreth këtij fakti, Ne do të presim për reagime", ka thënë Lavrov në Vjenë, sipas komenteve të bëra nga agjencia ruse e lajmeve, TASS./  /r.b/  a.jor.