”Sheshi i Kuq” në Moskë, vendi ku mblidhen rusët dhe turistët tradicionalisht për Vitin e Ri, këtë vit do të qëndrojë i mbyllur për publikun për herë të parë, nën kontekstin e frikës së atentateve, njoftuan dje autoritetet e qytetit.

“Zakonisht në këtë shesh mblidhen mijëra rusë dhe turistë që festojnë Vitin e Ri nën tingullin e këmbanave të Kremlinit, por këtë vit, policia do të bllokojë hyrjen”, paralajmëroi shefi i departamentit të sigurisë së qytetit, Alexei Maiorov.  

Autoritetet shpjeguan se gjatë koncertit të Vitit të Ri, publiku do të përzgjidhet.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)