MOSKË - Monedha ruse ra sot në nivelin më të ulët historik përballë dollarit, e zhvlerësuar për shkak të përforcimit të sanksioneve perëndimore kundër një ekonomie ruse që është buzë recesionit.
Për ditën e dytë rrjesht, rubla theu rekordin për nIvelin më të ulët. Dollari u rrit që kur u hapën tregjet e shkëmbimit valutor dhe Bursa e Moskës në raport me rekordin e tij të mëparshëm që arriti dje dhe vazhdon rritjen nga dita në ditë, duke u shkëmbyer me 37,93 rubla.
Përballë monedhës evropiane, munedha ruse u zhvlerësua gjithashtu duke u këmbyer 49,01 rubla per një euro.
Zhvlerësimi i rublës rrezikon rritjen edhe më shumë të inflacionit, që tashmë është tetë për qind në Rusi dhe që rritet për shkak të embargove të miratuara në fillim të gushtit në shumicën e produkteve ushqimore evropiane dhe amerikane./ATSH/